• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtare/ Parlamenti Europian miraton paketën: 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, si do ndahet

by Java News
24/04/2024 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian ka miratuar planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro. Vendimi është marrë me një shumicë parlamentare me 517 vota pro, 56 kundër dhe 30 abstenime.

Tashmë pritet edhe miratimi përfundimtar nga ana e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Burimet e facilitetit përfshijnë 2 miliardë euro në formën e mbështetjes së pakthyeshme dhe 4 miliardë euro në formën e kredive të dhëna nga Bashkimi Evropian.

Por përfitimi i këtyre shumave shoqërohet me kritere të cilat janë të domosdoshme për tu zbatuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfituesit duhet të përmirësojnë, mbështesin dhe respektojnë mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë funksionimin e një sistemi parlamentar shumëpartiak, mbrojtjen e mediave të lira dhe pluraliste, luftën kundër dezinformimit, forcimin e shtetit të së drejtës dhe një drejtësi e pavarur”.

Për sa i përket Kosovës, një parakusht për për këtë paketë është përmirësimi i raporteve me Serbinë dhe përmbushja e plotë e të gjitha detyrimeve përkatëse të cilat burojnë nga marrëveshjet e diskutuara në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit. Parlamenti Evropian shtoi gjithashtu një parakusht për “përafrimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, duke përfshirë miratimin e masave kufizuese kundër Rusisë”.

Burimet diplomatike për Radio Evropa e Lirë bëjnë me dije se Komisioni Evropian ka ambicie që pagesat e para për vendet e rajonit të Ballkanit nga kjo paketë të bëhet shumë shpejt, me gjasë në 6-mujorin e dytë të këtij viti./m.j
Next Post
Rama kujton fushatën e vitit 2000: Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur. Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

Rama kujton fushatën e vitit 2000: Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur. Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In