Zyra për media e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar zyrtarisht për mbajtjen e seancës së nesërme (10 maj) për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të propozuar nga grupet parlamentare, Nisma, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ky mocion u mbështet nga gjithsej 42 deputetë, përfshirë edhe disa nga koalicioni qeverisës.
Njoftimi i Kuvendit tregon se seanca e nesërme do të mbahet në orën 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të Shqyrtimit të Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, citohet “Gazeta Express”. (b.an)