Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mbajë mandatin e deputetit për qarkun e Durrësit, pasi e kishte fituar një të tillë edhe në Vlorë.
Rama ka informuar ditën e sotme kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për zgjedhjen e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet.
Sakaq, Teuta Ramaj është deputetja e cila do të marrë mandatin në qytetin e Vlorës, pasi ishte renditur e 9 në listën e kandidatëve në këtë qark.
/b.h