Adis Nurkovic është portier i ri i Flamurtarit të Shqipërisë. Portieri i Kombëtares së Kosovës, Adis Nurkovic edhe zyrtarisht është portier i ri i skuadrës shqiptare, Flamurtari.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Flamurtarit, ku edhe ka prezantuar Nurkovicin.
“Portieri Adis Nurkovic është zyrtarisht përforcimi i radhës i Flamurtari Football Club .
I urojmë mirë se ardhjen portierit të kombëtares Kosovare në familjen Kuqezi të Flamurtari F.C”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nurkovic në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë debutoi për herë të parë në portën e Kosovës, përgatiti ”Express”. (b.an)