• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtare/ Këshilli Evropian vendos hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë

by Java News
27/03/2020 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajm i mirë për Shqipërinë! Këshilli Evropian vendosi sot për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Punët e Jashtme. Ndonëse vendim i vonuar, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane.

“Me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane. Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend. Vendimi i Këshillit është më shumë se një shenjë besimi që i jepet vendit tonë, Shqipërisë. Në fakt, është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Qeveria Shqiptare do ta realizojë duke përmbushur në kohë dhe si duhet të gjitha kërkesat, në përputhje me pritshmëritë e procesit të anëtarësimit në BE.

Vendimi i Këshillit është gjithashtu një njohje e qartë e përparimit të konsiderueshëm në zbatimin e agjendës së BE-së.

Ne mirëpresim miratimin nga Këshilli për vazhdimin e procesit të zgjerimit në bazë të Komunikatës së Komisionit për metodologjinë e re “Pasurimi i procesit të negociatave – Një perspektivë e besueshme në BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo do ta bëjë procesin më të besueshëm, të parashikueshëm dhe dinamik. Shqiperia është totalisht gati për të plotësuar kërkesat të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re.

Veçanërisht mirëpresim mandatin që i është dhënë Komisionit për të realizuar dhe finalizuar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE-së, duke filluar me grupin e thelbësoreve.

Ne dëshirojmë të sigurojmë vendet anëtare të BE-së dhe institucionet e saj se Shqipëria do të jetë e përkushtuar plotësisht në përmbushjen në kohë të kushteve të kërkuara deri në Konferencën e parë Ndërqeveritare.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punët e Jashtme.

Sipas ministrisë, vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë rajonin.

“Vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë; në fakt është edhe një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, duke treguar se agjenda e zgjerimit funksionon akoma dhe se e ardhmja e rajonit është në familjen evropiane.

Shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona për shtetet anëtare të BE-së, për Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Shërbimin e Jashtëm të BE-së, që bënë të mundur arritjen e këtij vendimi për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria do të vijojë agjendën e saj të reformave me përkushtim të palëkundur. Shqipëria do të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe do të vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.”, përfundon njoftimin e saj Ministria e Jashtme.

g.kosovari

Next Post
Shkon në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, moshat dhe qytetet nga ishin viktimat

Shkon në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, moshat dhe qytetet nga ishin viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com