ZYRTARE/ Drejtoi vetëm 40 ndeshje si trajner i Kukësit, por klubi verilindor nuk ia rinovon kontratën Diego Longos

Diego Longo nuk është më trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit pas përfundimit të kontratës, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Tekniku italian numëron 40 sfida në stolin e kuksianëve, me ekipin që ia ka dalë të marrë 1.55 pikë për ndeshje.Skuadra, nën drejtimin e tij, e mbylli sezonin në vendin e katërt.

“FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!

Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo,  asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre” – shkruan klubi.

7uj

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com