Tekniku italian numëron 40 sfida në stolin e kuksianëve, me ekipin që ia ka dalë të marrë 1.55 pikë për ndeshje.Skuadra, nën drejtimin e tij, e mbylli sezonin në vendin e katërt.
“FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!
Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.
Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo, asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre” – shkruan klubi.