• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zyrtare: Berisha mposht Ramën

by
04/08/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ 

Zyrtare: Berisha mposht Ramën

Ndodh edhe kështu. Pikërisht në javën e hidhur kur Doktori pranoi se partia e tij ka humbur zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ai mund të ngushëllohet me një triumf të qartë mbi armikun e tij të betuar. Të cilin e ka korrur pikërisht aty ku është në pakicë. Pikërisht aty ku ka dominuar për vite e vite me rradhë. Pikërisht aty nga u vendos edhe formalisht largimi i tij dhe ardhja në pushtet e të majtëve. Sali Berisha e ka mposhtur Edi Ramën në parlament.

Që Edi Rama flet gjatë kjo është një gjë që dihet. E di Edi, e dinë dhe gjithë shqiptarët. Publiku e dëgjon në parlament, në takime të ndryshme e konferenca ku ai flet gjithmonë “live”. Dhe transmetohet po live nga të gjitha stacionet televizivë në të njëjtën kohë, duke e bërë telekomandën një “mobilje” të kotë, ndonjëherë edhe për dy orë të tëra rresht. Si në rastin e konferencës së fundit për shtyp, në fund të të cilës, ai ju drejtua edhe durimit pothuaj epik të gazetarëve që e përcillnin atë.

Por Berisha e kalon.

E tejkalon në mënyrë të dukshme.

Të ndjeshme.

Të paapelueshme.

Sepse Berisha është i pakonkurrueshëm në këtë pikë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari në korrik të këtij viti, Berisha ka folur plot 73 herë në Parlament. Me një total prej 917 minutash.

Me një mesatare prej dymbëdhjetë minutash e gjysëm çdo herë që i qasej mikrofonit për t’u folur “të nderuarve qytetarë shqiptarë” dhe për t’i njohur ata me “…aktin më të rëndë dhe tragjik që ka ndodhur në 25 vite pluralizëm” që kishte kryer “…dyshja kriminale Rama – Meta”.

Përballë tij Rama ngjan fare i urtë. I heshtur dhe i duruar. Por vetëm në një pikëvështrim të caktuar.

Kryeministri ka folur vetëm 19 herë në Parlament nga janari në korrik, për më pak se gjysmën e kohës së Doktorit: vetëm 417 minuta. Por mund të ngushëllohet sepse për çdo herë që ka zënë foltoren, e ka pushtuar atë për gati dyfishin e kohës së Doktorit. Domethënë ekzaktësisht për 21.9 minuta fjala.

Këto janë shifrat zyrtare të një fitore-humbjeje mes dy rivalëve në një garë “jozyrtare” dhe të pashpallur si të tillë. Nga dy garat e tjera e të vërteta, gara elektorale dhe gara e batutave mes tyre, të paktën njëra, e para, është e fituar pa asnjë dyshim nga kryeministri. Madje, me një distancë prej me shumë se një muaj e gjysëm, këtë humbje e pranoi si të tillë edhe ish-kryeministri. Kurse gara e batutave është e hapur dhe nuk mund të ketë një fitues të shpallur zyrtar sepse të djathtët qeshin me humorin e Doktorit dhe të majtët parapëlqejnë atë të Ramës.

Sot ngjajnë të vjetra dhe pakkush i kujton debatet kilometrike në Kuvendin e Shqipërisë kur flitej për kohën në dispozicion të kryetarit të grupit parlamentar të opozitës. Atëherë quhej gati-gati herezi kërkesa e socialistëve që ngulmonin që Ruçi të fliste sa kryeministri dhe që një gjë e tillë të saksionohej edhe në rregulloren e Kuvendit. Dy më të habiturit për këtë kërkesë ishin Berisha dhe Topalli e pas tyre, të gjithë demokratët e tjerë, që si rregull mendojnë në mënyrë identike me Berishën. Por tashmë kohët kanë ndryshuar. Fatmirësisht pozitivisht. Tashmë, duke përdorur aksiomën: më mirë të më akuzojnë për tolerant sesa të jem arrogant, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka lënë hapësirë në kohë pa kufi Doktorit, në hapësirën mes foltores së parlamentit dhe karriges së Ramës. Një gjë e tillë shpesh ka ngjallur kundërshti sidomos tek socialistët e vjetër që janë më majtas se socialistët e rinj të dhjetë vjetëve të fundit. Por ngjan se një zgjidhje e tillë, parapëlqehet nga të tre: nga Rama e Meta dhe nga Berisha vetë që nuk i reziston dot një kamere të ndezur me anë të të cilës i flet “…të gjithë qytetarëve shqiptarë për të “denancuar” aktet kriminale të së majtës”.

Zyrtarisht Doktori ja ka dolë: së paku në këtë garë, në garën për mikrofonin ja ka kaluar dhe vetë Ramës. Dhe duke pasur parasysh konkurentin, kjo nuk është pak. Përkundrazi! Jo vetëm për Doktorin. Por dhe për demokracinë shqiptare. Eshtë një shenjë për sjelljen e ndryshme që pushteti bën ndaj opozitës. Në qasjen e ndryshme e të fortit në politikë ndaj të dobtit. Ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme, por përballë rekordeve të Doktorit, ajo është dhe e vetmja.

Next Post

Arbana Osmani: Pse jeta është e padrejtë për mua? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In