Mesfushori i Sevillas, Ever Banega ka nënshkruar para kontratë me Interin, skuadër tek e cila do të kalojë gjatë kësaj vere, shkruan Calciomercato.
Kontrata e tij me Sevillan skadon në fund të këtij edicioni, ndërsa ai do të kaloj si lojtar i lirë në Itali.
Në arritjen e kësaj marrëveshje thuhet se rolin kryesor e ka pasur legjenda e Interit, Javier Zanetti, i cili edhe ka kryer bisedimet me Banegan.
Të interesuar për Banegan janë edhe Barcelona, Juventus, Milan dhe Manchester United.