• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZYRTARE/ Anulohen HEC-et mbi lumin Osum

by Java News
15/02/2018 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mjedisit shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati.

Vendimi vjen pas denoncimeve publike në Top Channel të një skandali, ku përmes falsifikimit të dokumentave dhe procedurave të jashtëligjshme u planifikua ndërtimi I dy hidrocentraleve mbi kanione, të cilët sipas ekspertëve do të shkatërronin përfundimisht një nga bukuritë më të mëdha natyrore të vendit.

Por anullimi i lejes mjedisore ende nuk e largon përfundimisht kërcënimin e kanioneve nga ndërtimi i hidrocentraleve, për sa kohë nuk anulohet kontrata koncesionare për këtë projekt.Ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri deklaroi se nëse ministria e Mjedisit do të shpallte të pavlefshme lejen mjedisore atëherë ai do të anulonte kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ministria e mjedisit e shpalli lejen të pavlefshme dhe tani topi i mbetet Damian Gjinkurit për të firmosur anulimin e koncesionit.

Koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ish qeveria e partisë demokratike. Pas rrotacionit politik të 2013-ës qeveria e re e pezulloi koncesionin duke u zotuar se do ta anulonte atë përfundimisht. Por ndryshe nga premtimet publike projekti për ndërtimin e hidrocentraleve u riaktivizua në heshtje dhe larg syve të publikut.

Në vitin 2016 ministria e energjisë miratoi një koncesion të ri për ndërtimin e dy HEC-eve me shoqërinë HP Bigas Veleshnje dhe më pas qeveria dha dhe lejet e ndërtimit duke i hapur rrugë ndërtimit. Projekti u mbajt në heshtje deri në momentin që skandali u bë publik nga Top Channel duke e detyruar qeverinë të tërhiqet dhe të pranojë se koncesioni është I paligjshëm.

Next Post
FOTO/ U shemb nga përmbytjet, FA dhe FSK ndërtojnë urën në Zëmblak

FOTO/ U shemb nga përmbytjet, FA dhe FSK ndërtojnë urën në Zëmblak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In