Carlo Ancelotti është zyrtarizuar si trajner i ri i Napolit dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare pasi Maurizio Sarri u shkarkua sot.
“Calcio Napoli kanë kënaqësinë të ju njoftojnë që ka arritur marrëveshje që trajner i skuadrës të jetë Carlo Ancelotti për tri sezonet e ardhshme, duke filluar nga sezoni i ri 2018-19”.
“Nuk mund të flas për momentin, shihemi më 9 korrik”, ka thënë Ancelotti për Sky Sport Italia nga aeroporti i Fiumicinos në Romë.
Data për prezantimin zyrtarë të tij në Napoli pritet të bëhet me një konferencë për shtyp para sezonit të ri. Ish trajneri i Juventusit, Parmës, Milanit, Chelseat, Paris Saint – Germainit, Real Madridit dhe Bayern Munichut u takua në rezidencën e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiss mbrëmë ku edhe u dakorduan për marrëveshjen, pwrgatiti ”GazetaExpress”.