• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrat me një ndalesë, fund korrupsionit në sportelet e bashkive

by Java News
26/03/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrat me një ndalesë (One Stop Shop) kanë kufizuar në maksimum korrupsionin në sportelet e bashkive. Falë Projektit Star 2, që zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, në 8 Bashki të vendit, Sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë (SIZN), është tashmë plotësisht funksional. 14 bashki të tjera janë duke u përgatitur për vënien në funksionim të këtij sistemi. Brenda muajit Dhjetor 2019 është parashikuar që sistemi të jetë funksional në 49 bashkitë.

Këto ndërhyrje po kryhen në kuadër të Projektit STAR 2- që mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës, USAID, UNDP dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Bashkia Elbasan ishte e para që e përqafoi ofrimin e shërbimeve nëpërmjet SIZN, dhe aktualisht sistemi është funksional në trembëdhjetë njësitë administrative të saj.

Një grup gazetarësh morën pjesë në një tur inspektimi nga afër të efekteve të këtij projekti në disa bashki. Gjatë një vizite në Njësinë Administrative Bradashesh, të bashkisë Elbasan, gazetarët folën me banorët që përfitonin shërbimet.

sherbimet-maliq

“Një vit më parë më duhet të lija punën, të merrja taksinë dhe të shkojë në bashkinë e Elbasanit për të marrë shërbimet, duke u sorrollatur nga një zyrë në tjetrën. Jo gjithmonë i gjeja nëpunësit në zyrë dhe jo gjithmonë mbaroja punë”, tha për “Panorama”, Hyqmet Salla banor i njësisë administrative Bradashesh.

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu i kënaqur me funksionimin e zyrës, tha se sistemi po shtrihet edhe në njësitë administrative, ndërsa institucioni që drejton u përgjigjet më shërbime afro 70 mijë banorëve. “Qytetarët nuk shkojnë më në Korçë, të sorollatën për zyra të tjera. Zyra i ofron qytetarit dhjetra shërbime, ndërsa sistemi ne na jep mundësinë që të kontrollojmë se në ç’fazë ndodhet aplikimi/kërkesa e qytetarit”, tha kreu i bashkisë Maliq.

Ndarja e re territoriale, përfshirja e shumë zonave rurale brenda një bashkie, çoi automatikisht largësinë e shërbimeve për qytetarët. Për të mbyllur këtë distancë por dhe për ta bërë të suksesshme këtë reformë erdhi për zbatim Projekti Star 2.

qytetar-online

“Prej nisjes së projektit është rritur numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet ketij sistemi. Shërbimet ofrohen në kohë më të shpejtë dhe pa shkaktuar stres tek qytetarët. Gjithçka realizohet në rrugë elektronike. Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, u shpreh Silvana Malaj, drejtuese e projektit.

gezim-topciu

 

 

/a.meta

Next Post
Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët në Fier bojkotojnë gjyqet

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët në Fier bojkotojnë gjyqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In