• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyra me imazhet e Escobar dhe Al Paçinos/ Europol publikon fotot nga ambientet ku mashtruesit ushtronin aktivitetin me bazë dhe në Tiranë! Dëmi, 10 milionë euro

by Java News
03/05/2024 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i Europol ka mbyllur 12 call ceneter, të cilat kanë shërbyer për të mashtruar qytetarët. Aksioni u zhvillua në Gjermani, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Liban dhe Kosovë, ndërsa një bazë ishte edhe në Tiranë.

Europol ka publikuar edhe disa foto nga ambientet ku zhvillohej ky aktivitet, ku siç shihet në një pamje janë imazhet e Pablo Escobar dhe Al Pacinos.

Në njoftim thuhet se këto qendra të kontrolluara u identifikuan si burime të mijëra telefonatave mashtruese në ditë.

Mashtruesit përdorën një gamë të gjerë taktikash, duke filluar nga thirrjet e rreme deri te mashtrimet bindëse të investimeve.

“Pandora” nisi falë një punonjësi të vëmendshëm në një bankë në Freiburg kur një klient u përpoq të tërhiqte mbi 100 mijë euro në para në dhjetor 2023, punonjësi u bë i dyshimtë dhe mësoi se klienti kishte qenë viktimë e një mashtrimi nga oficerë të rremë policie.

Në total, oficerët arritën të parandalojnë humbjet financiare. Në total, dëmet e mundshme do të ishin mbi 10 milionë euro.

OPERACIONI

Autoritetet në Gjermani, me ndihmën e Europolit, kanë thyer zinxhirin më të madh të mashtrimit në Europë përmes ‘Call Center’ të cilat ishin të vendosura në katër vende në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë e deri në Liban. Hetimet kanë nisur në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës.

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë euro.

“Në datën 18 prill 2024, në Shqipëri është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit, Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Mësohet se hetimi ka filluar që në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi policia gjermane ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm mbi 100 mijë Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit me dëme në mbi 10 milionë euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve”, – njofton SPAK.

Në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve gjermane, SPAK më 29 shkurt, nisi procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas hetimeve me metoda speciale, u identifikuan në Tiranë dy adresa të “Call Center” dhe banesa e E.S., i cili ishte drejtues i këtyre dy “Call Center”-ve, pjesë enjë rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të GJKKO është kryer kontroll në datën 18 prill 2024 në ambientet ku dyshohej se kryhej aktiviteti i “Call Center” dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë. “Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u identifikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban. Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë”, – njofton SPAK.

Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar dhe kontrolleve “u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 euro; 3 automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike. Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, – njofton SPAK.

Autoritetet gjermane, me ndihmën e Europolit dhe forcave lokale të policisë, kanë kryer kontrolle po ashtu në 12 qendra telefonike në Serbi, BosnjëHercegovinë, Kosovë dhe Liban më 18 prill dhe kanë arrestuar 20 persona në total./m.j 

Next Post
Kujtohet e Premtja e Zezë/ Besimtarët ortodoksë mbajnë shërbesën për Epitafin, të dielën festohet Pashka

Kujtohet e Premtja e Zezë/ Besimtarët ortodoksë mbajnë shërbesën për Epitafin, të dielën festohet Pashka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In