• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyra Kundër Dhunës hap dyert për gratë dhe vajzat shqiptare

by A R
25/11/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, nëpërmjet një Marrëveshje tre palëshe mes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap dyert zyra e re operacionale kundër dhunës në familje. Kjo zyrë do të koordinohet nga njënjësi koordinimi që do kryejë shërbime pritje për qytetarët, të cilët referojnë probleme të dhunës, referim dhe adresim të saktë në institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat koordinuese ndërsektoriale.

“As 16 ditë as 60 ditë dhe as 365 ditë sdo të mund të mjaftonin për ti dhënë fund përgjithmonë dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe vajzave, por si sot, çdo ditë e më shumë duhet të forcojmë cdo mekanizëm parandalues dhe mbrojtës. Pasi ne nuk duhet të lejojmë që historitë e grave si Sosja, Fildesi, Vera, Migena…e dhjetra grave që kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje, të përsëriten. Po për këtë, duhet të jemi të gjithë bashkë! Sikurse jemi sot, në këtë iniciativë të përbashkët midis Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që tregon përparësinë që ka lufta kundër dhunës në familje për Qeverinë Shqiptare”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas Ministres, kjo zyrë, do të jetë një derë e hapur e shtetit, një mekanizëm i ri, për të adresuar më mirë, më shpejt rastet e dhunës në familje dhe për ti ndjekur në çdo etapë. Është hapi i duhur në drejtim të aksesit për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës me  bazë gjinore dhe dhunës në familje, pranë organeve të drejtësisë.

Më herët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi në Durrës, pranë një komuniteti të grave të dhunuara që sot janë histori suksesi, Fushatën Kombëtare të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës: “FUND DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE!”

“Është koha të bëhemi bashkë, t’i themi ndal këtij fenomeni të patolerueshëm, të papranueshëm dhe që në fakt, bie ndesh me vlerat e shoqërive të civilizuara. Faktet janë të trishta. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017,  u bënë mbi 3400 denoncime për dhunë në familje dhe u regjistruan 1940 kërkesa për urdhër mbrojtje. Për fat të keq, 12 persona, 8 prej të cilave gra, bashkëshorte, nëna..humbën jetën”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Rastet e grave të dëmtuara nga dhuna në familje dhe kërkesat për urdhër mbrojtje janë shtuar nga viti në vit.

“Por ky është një fenomen për të cilin nuk mund të flitet thjesht me statistika, sepse pas këtyre shifrave, qëndron një histori nëne, gruaje, që është dhunuar sistematikisht, pikërisht aty ku duhej të ishte streha e ngrohtë, në familje! Ndaj jemi sot këtu, për të rritur sensibilizimin e gjithë shoqërisë, për ti dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, për ti dhënë fund menjëherë dhunës në familje, për ta parandaluar këtë fenomen dhe njëherësh për të riintegruar viktimat e dhunës, në mënyrë që ti kthehen jetës normale, asaj që meriton cdo nënë, cdo vajzë, cdo grua”, tha Manastirliu.

Next Post
Lirohen Albin Kurti dhe dy deputetet e Vetëvendosjes

Lirohen Albin Kurti dhe dy deputetet e Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

October 27, 2026
Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

October 27, 2026
I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

October 27, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Zgjedhjet e parakohshme nuk i leverdisin as mazhorancës, as opozitës zyrtare

October 27, 2026
Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

October 27, 2026
Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

October 27, 2026
‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

October 27, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Begaj njofton nisjen e konsultimeve për Zgjedhjet Lokale, ja kur do të mbahen

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In