• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zylfije Haklaj kallëzon penalisht ish-kryemiministrin Berisha, përballja e parë “sy më sy”

by Java News
17/10/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zylfije Haklaj kallëzon penalisht ish-kryemiministrin Sali Berisha, i cili akuzoi gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha se ishte anëtar i bandës së Haklajve.

Shtrohen llogaritë e Sali Berishës me drejtësinë. Zylfije Haklaj kërkon dënimin e Sali Berishës për shpifje, duke e ftuar të provojë para Gjykatës së Tiranës akuzën e tij, sipas të cilës, gazetari Artan Hoxha ka qenë pjesë e bandës së Haklajve. Zylfije Haklaj, motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, ka vendosur të padisë penalisht Sali Berishën pas akuzave të tij në një emision televiziv, në adresë të Haklajve dhe gazetarit, Artan Hoxha.

“Shqiptarja.com” zbardh padinë e Zylfije Haklajt, e cila i kërkon gjykatës dënimin e ish-kryeministrit për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, me pretendimin se ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e familjes së Haklajve, duke e quajtur atë ‘bandë’, ndërsa Artan Hoxhën anëtar dhe zëdhënës të saj. “Në 26 shkurt të vitit 2018, në emisionin televiziv të Eni Vasilit, ‘Studio e Hapur’, gjatë intervistës së gazetarit Artan Hoxha, ka ndërhyrë me telefon deputeti Sali Berisha, i cili e ka quajtur gënjeshtar dhe vrasës gazetarin Hoxha, dhe ndër të tjera ka deklaruar: “Ke qenë anëtar i Haklajve… Ti je një bashkëpunëtor i Haklajve. Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm, gazetar nuk mund të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin dhe ushqenin ty. Je zëdhënës i bandave…”.

Padia e Zylfie Haklajt kundër ish-kryeministrit Sali Berisha

Thëniet e deputetit Sali Berisha janë të pavërteta, dhe ai e di se janë të pavërteta, por janë bërë për të cenuar nderin dhe dinjitetin tim dhe të familjes sime. I akuzuari, me veprimet e tij, me deklarimet në emisionin ‘Studio e Hapur’, të gazetares Eni Vasili, ka shpifur ndaj familjes time, Haklajve, duke mashtruar opinionin publik ne të gjitha thëniet, duke cenuar dinjitetin dhe reputacionin e familjes time”, thuhet në padinë e Zylfije Haklajt.

‘Hedh poshtë akuzën’ 
Zylfije Haklaj, në kërkesën drejtuar gjykatës, hedh poshtë akuzat e Berishës se ka pasur ndonjë bandë të Haklajve dhe se Artan Hoxha ka qenë pjesë e saj. Ajo thotë gjithashtu se familja Haklaj nuk ka paguar asnjë gazetar për t’u bërë zëdhënës i saj. “I akuzuari nuk ka sjellë asnjë fakt, provë që të provojnë se ka patur një bandë të Haklajve dhe për më tepër që anëtar i saj ka qenë gazetari Artan Hoxha, e ne e strehonim dhe e ushqenim. Unë Zylfije Haklaj, në emër të familjes sime hedh poshtë këtë shpifje, e cila ka qëllim të denigrojë familjen Haklaj përpara opinionit publik shqiptar, duke theksuar se kurrë nuk kemi paguar para as tek Artan Hoxha, as tek ndonjë gazetar tjetër për t’u bërë zëdhënës i familjes sonë. Deputeti Sali Berisha është kufizuar vetëm në faktin e përcjelljes së informacionit të rremë në opinionin publik, diskreditues ndaj familjes sonë, duke cenuar rëndë nderin dhe dinjitetin tonë”, thuhet në padi.

Kërkesa për dënim 
Si përfundim, Zylfije Haklaj, i kërkon gjykatës që të dënojë Sali Berishën me gjobën maksimale që parashikon Kodi Penal, për shpije kundër familjes Haklaj. “Kushti kryesor për ekzistencën e shpifjes është që faktet, pohimet, të cilat nxirren dhe përhapen, duhet të jenë të pavërteta dhe të jenë të natyrës së tillë që mund të dëmtojnë nderin dhe autoritetin e personit tjetër apo siç pretendohet nga i dëmtuari në rastin konkret, emrin e mirë dhe reputacionin e familjes tonë, familjes Haklaj. Mbi bazë e këtyre fakteve kërkoi deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, dënimin e Sali Berishës me gjobë në kufirin maksimal e parashikuar në ligj si dhe detyrimin të publikojë vendimin e gjykatës, duke parashtruar se me veprimet e kryerja me dashje, i akuzuari ka konsumuar elementët e kësaj vepra penale”, thuhet në kërkesëpadi.

Zylfie Haklaj akuzoi Berishën për vrasjet në Tropojë 
Zylfie Haklaj, gjatë një interviste ekskluzive për Shqiptarja.com, në korrik të këtij viti, akuzoi Sali Berishën si përgjegjës për vrasjet në Tropojë, me qëllimin e vetëm, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Sipas saj veprimet e Berishës janë mesjetare të ndodhura në kohë moderne. “Pas vrasjeve të vëllezërve tanë ne kemi bërë denoncimet tona në prokurorinë e Tropojës, por çështjet tona janë mbyllur pa u hapur fare, sepse prokuroret e autorizuar të Saliut nuk ishin të interesuar dhe nuk mund të zbardhnin vrasjet tona, sepse shteti ishte i implikuar vetë në këto vrasje, ndaj shteti nuk mund të hetonte krimet e veta. Saliu organizonte vrasjet tona duke bërë një kombinim të mirë shtetëror, prokurori, polici dhe vrasës ku të gjithë shpërbleheshin me poste të larta dhe shuma të majme parash. Kriminelët ndiheshin shumë të sigurt për veprimet e tyre kriminale, me të cilat realizonin edhe dëshirat e tyre private. Kjo do të thotë se ai vuri në dispozicionin e tij privat gjithë makinerinë shtetërore për të shfarosur gjithçka që kishte të bënte me ne”, është shprehur Zylfie Haklaj. Sipas saj, pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, Berisha kishte në plan të zhdukjet edhe të mbijetuarit nga familja Haklaj.

Neni 120 i Kodit Penal 
Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

ma.me

http://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-haklajt-perballen-per-here-te-pare-ne-gjykate-me-sali-berishen?r=kh1

Next Post
FOTOT/ Fati tragjik i femrave që dashuruan Alain Delon

FOTOT/ Fati tragjik i femrave që dashuruan Alain Delon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Kushtetuesja i përgjigjet opozitës: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur! Shqyrtimi në seancë publike më 22 janar

December 29, 2025
Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

December 29, 2025
Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

December 29, 2025
Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

December 29, 2025
Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

December 29, 2025
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

December 29, 2025
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Nga karriera te dashuria e shëndeti/ Horoskopi vjetor 2026 për…: Një vit provash, zgjedhjesh të mëdha dhe rritjeje të vërtetë

December 29, 2025
“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com