• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv/presidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë Malin e Zi, ftohet edhe Shqipëria

by Java News
01/07/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë shumë shpejt Malin e Zi me ftesë të kryeministrit Dusko Markovic.

Vizita, thuhet në deklaratën sqaruese të qeverisë malazeze, pason takimet e fundit të Markovi? me Pence dhe sekretarin e shtetit Rex Tillerson në Washington.

Në axhendën e Pence do të jetë dhe një takim me presidentin Filip Vujanovi?, ndërsa kryeministri Markoviç përgatitet të jetë në të njëjtën kohë mikpritësi i një takimi me liderët e vendeve të kartës së Adriatikut.

Samiti, nga sa pohohet në deklaratë, do të mbahet në 2 gusht në Podgoricë, e në të do të marrë pjesë dhe zëvendëspresidenti amerikan. Do të jetë mbledhja më e rëndësishme ndërkombëtare e mbajtur ndonjëherë në këtë vend, vazhdon njoftimi i qeverisë, ku sqarohet se ftesa për këtë event i janë dërguar liderëve të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat krijojnë bashkë me Malin e Zi Karten e Adriatikut, si dhe vendeve që gëzojnë statusin e vëzhguesit- Serbia, Kosova dhe Sllovenia.

Për Podgoricen, ndalesa e Pence shihet si konfirmimi i radhës i marrëdhënies së shkëlqyer politike të saj me Washingtonin si dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ftesën, numrit dy të administratës amerikane, Markovic ia bëri gjatë bisedimeve zyrtare të mbajtur në 5 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e Pence, e para në rajon e një zyrtari të këtij niveli i cili është bashkëpunëtor i presidentit Donald Trump, vjen pak muaj pas ekspozimit të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi, i cili dyshohet të jetë orkestruar nga Rusia.

Vetëm disa javë më parë ndërkohë, vendi u kthye në anëtar me të drejta të plota të NATO. Një lëvizje e tillë u pa si grusht i fortë që i jepej përpjekjeve të Moskës për shtrirjen e influencës së saj në Ballkan, tentativa këto që e kanë rikthyer rajonin në fokusin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. 

Next Post
Komisioni Evropian kërkon kompromis mes Greqisë dhe kreditorëve

Schauble jep lajmin e keq për Greqinë: FMN nuk do të japë më kredi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com