• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zvogëlon rrezikun e vdekjes me 35%”/ SHBA miraton përdorimin e plazmës si trajtim për COVID, Trump: Moment historik

by Java News
24/08/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të djelën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie me 35 për qind të vdekshmërisë tek pacientët nën 80 vjeç, që nuk kanë qënë në respiratorë, dhe që e kanë filluar trajtimin në fazat e hershme të prekjes nga virusi.

“Në prodhimin e ilaçeve të reja, ulja e vdekshmërisë me 35 për qind është një arritje e madhe”, tha Sekretari Azar, përkrah presidentit në konferencën e shtypit, duke shtuar se “ky është një përparim i madh për trajtimin e pacientëve”.

Plazma konvaleshente sigurohet nga pacientë që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga koronavirusi dhe është e pasur me anti-trupa. Ajo është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë me Covid-19 në ShBA.

Pak para konferencës së shtypit, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, njoftoi se kishte autorizuar – por teknikisht pa i dhënë miratim përfundimtar – përdorimit të plazmës që përmban anti-trupa nga pacientë të shëruar.

Duke aprovuar përdorimin e plazmës konvulsive tani ata që kanë antitrupa për koronavirus pasi tashmë kanë sëmundjen mund të dhurojnë gjakun e tyre që të përdoret për të trajtuar ata që aktualisht e kanë atë

Një ditë para njoftimit, Presidenti Trump ishte shprehur në një postim në Twitter se “një ‘shtet brenda shtetit’ ose dikush tek Agjencia e Barnave, po e bën shumë të vështirë për kompanitë farmaceutike të sigurojnë njerëz për të testuar vaksinat dhe terapitë e reja”.

Në postim ai vazhdonte më tej se “është e qartë që synojnë ta vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit. Duhet të veprojmë shpejt dhe të shpëtojmë jetë!”

Presidenti Trump iu referua ditës së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai do të ndeshet me ish Nën-presidentin Joe Biden, kandidatin e Partisë Demokratike.

Drejtuesi i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) , Dr. Stephen Hahn, u tha gazetarëve se agjencia kishte arritur në përfundimin se trajtimi me plazmë meritonte miratim në baza urgjence pas analizimit të rezultateve të trajtimit të rreth 20 mijë nga rreth 70 mijë pacientë që janë trajtuar me këtë terapi, si dhe bazuar në studimet e tjera.

“Një përmirësim me 35 për qind i shanseve për të mbijetuar është një përfitim klinik domethënës”, tha ai, duke shtuar se, “kemi patur kërkesa të shumta nga mjekët në mbarë vendin”.

Trajtimi me plazmë është përdorur më parë pa shkaktuar probleme ndaj sëmundjeve të tjera si Ebola dhe difteria, por shkencëtarët, përfshirë disa që punojnë për qeverinë amerikane, janë treguar më të kujdesshëm rreth përdorimit të saj për koronavirusin, duke thënë se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe nuk ka prova të tregojnë se funksionon kundër Covid-19.

Kur një gazetar e pyeti rreth gjuhës disi kontradiktore që ai dhe zoti Hahn përdorën për efektshmërinë e plazmës, presidenti, që e ka quajtur trajtimin “shumë të efektshëm”, i dha fund konferencës së shtypit që zgjati 18 minuta, duke lejuar vetëm tre pyetje.

Një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare u shpreh në një deklaratë se Presidenti Trump demonstron mungesë vullneti për të dëgjuar mendimin e ekspertëve dhe se “zbulimet kërkojnë mbledhjen e të dhënave” për t’u siguruar se kurat janë të efektshme dhe të sigurta.

“Ky është një proces i domosdoshëm për t’u siguruar se kurat janë të sigurta dhe se trajtimi nuk është më i rrezikshëm se vetë sëmundja”, tha zëdhënësi Ben Corb. “Unë jam shumë i shqetësuar nga ky veprim dhe nga koha që u zgjodh për të”.

Njoftimi u dha një ditë para fillimit të punimeve të kuvendit të Partisë Republikane, i cili do të riemërojë zyrtarisht Presidentit Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.

Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është “ndoshta përfitues” për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.

“Mendoj se disa njerëz kërkojnë të shikojnë më shumë të dhëna për të mbështetur vendimin”, shtoi Gottlieb​.

Në konferencën e shtypit të së djelës binte në sy mungesa e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, i cili është pjestar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusion.

Dr. Fauci ishte mes atyre që nuk ishte dakort që FDA të miratonte autorizmin në kushte urgjence, sipas një njoftimi të gazetës “New York Times”. Sipas gazetës, Dr. Fauci mendon se të dhënat për miratimin e trajtimit janë ende shumë të pakta.

Presidenti Trump, i vetëdijshëm për akuzat e rivalit të tij Biden dhe demokratëve të tjerë, se ka dështuar në trajtimin e krizës së koronavirusit, ka thënë shpesh se zbulimi i një trajtimi për sëmundjen është i shpejtë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ekspertë të shumtë amerikanë kanë thënë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati deri në fund të vitit ose deri në fillim të vitit tjetër dhe se vetëm në se testet që po bëhen tani në disa vende, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, do të jenë të suksesshme.

Deri tani në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën 177 mijë vetë dhe mbi 5.7 milionë të tjerë janë infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. VOA

g.kosovari

Next Post
Shifra më e lartë që pas heqjes së masave/ Franca regjistron 4,897 raste të reja me COVID

Shifra më e lartë që pas heqjes së masave/ Franca regjistron 4,897 raste të reja me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In