• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zv/ministri i LSI­: Streha tek kryeministria, e tmerrshme, sikur pritëm Lady Gaga dhe jo Merkel

by
28/07/2015 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh edhe zëvedësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, ka bërë apel për moslejimin e ndryshimit të hyrjes së parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai është shprehur kritik edhe ndaj ndërhyrjes në fasadën e kryeministrisë që sipas tij, nuk është as ligjore dhe as estetike. Madje, zv/ministri nuk kursen as ironinë kur shprehet se “ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga­n dhe jo Angela Merkelin!”.

A duhet lejuar ndryshimi i së ashtuquajturës “hyrje e parkut të Liqenit”?
Për mua, absolutisht jo! Nuk duhet lejuar prekja e asnjë fijeje bari në parkun e Liqenit Artificial. Është i vetmi që ka sot Tirana dhe duhet ruajtur me shumë kujdes dhe jo të lejohet ndërtimi aty. U bë shumë mirë që u shty ai konkurs krejt i beftë dhe pa asnjë informacion paraprak për qytetarët! Tani duhet të bëjmë edhe hapin tjetër të dytë dhe më të rëndësishmin: të anulojmë tërësisht idenë e ndërtimit aty në atë zonë. Qeveria mori një vendim kurajoz e qytetar për pastrimin e asaj zone, me rastin e ardhjes së Papës në Tiranë. Tani s’ka asnjë kuptim që të bëjmë ndërtime të reja me pronarë të rinj. Nuk mund të presim të vijë Papa prapë që të vendosim ta pastrojmë përsëri të njëjtën zonë. Prandaj mendoj që, mirë bëri qeveria që dëgjoi sensibilitetet e njerëzve. Tani duhet ribërë plani rregullues i Tiranës, si fillim, me synim heqjen e këtyre njollave antiqytet e anti­mjedis. Në vijim duhet lejuar Kryetari i ri i bashkisë të fillojë zgjerimin e qendrës së Tiranës drejt Paskuqanit. Nuk ka kuptim të ndërtojmë gjithçka te, apo afër Liqenit ose në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bulevardit të ri i duhet edhe prania e institucioneve publike, që të krijohet një realitet i besueshëm dhe serioz, se Tirana nuk është vetëm bulevardi i sotëm. Edhe Gjykata e Lartë nuk mund të vendoset në park (te godina e Fakultetit të Gjeologjisë). Nuk kam parë Gjykatë supreme në asnjë kryeqytet serioz që të vendoset në park, ku njerëzit dalin me ose pa brekë, sipas dëshirës. Gjykata supreme është njëra prej tri pushteteve dhe duhet të jetë në qendër të qytetit, aty ku janë Kuvendi dhe Qeveria. Jo Kuvendi e Qeveria në bulevard dhe Gjykata në park! Domethënia është që, pushteti politik në punë dhe shteti del për shëtitje! Ky është mesazhi që duam të japim!

Jeni shprehur kritik edhe për ndërhyrjen në fasadën e Kryeministrisë. Jeni akoma kritik?
Po, shumë! Po më parë më lejoni të jem dakord me idenë e hapjes për publikun të katit të parë. Pavarësisht ekzagjerimeve në realizim, ideja mbetet e mirë. Publiku s’ka pse të mos hyjë në institucionet ku merren vendime në emër të tij. Por ajo streha e kauçukut që është ndërtuar në fasadë është e tmerrshme! Nuk është as estetike e as ligjore. Baza e sotme ligjore ndalon ndërhyrjen në objektet e mbrojtura (ndërtesat e bulevardit janë të mbrojtura tashmë). Kështu që, kushdo që mund të ketë dhënë leje, ka gabuar rëndë! Estetikisht, vendosja e kauçukut si strehë e ka prishur fasadën origjinale. Ato mbajtëset që kalojnë përmbi ballkon, që ngjajnë si mbajtëse mbikalimi, plus plastika, e bëjnë atë hyrje të shëmtuar. Ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga­n dhe jo Angela Merkelin!

Next Post

Ja si të rigjeni pasionin me partnerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In