• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv/kryeministrja prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

by Java News
07/06/2017 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/Kryeministrja Ledina Mandija në prani të drejtorëve të drejtorive dhe përgjegjësve të sektorëve prezantoi sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, z. Fadil Shahini.

Gjatë prezantimit zëvendëskryeministrja Mandija u shpreh se ky emërim është bërë në kuadër të marrëveshjes politike së 18 majit mes palëve politike, në kuadër të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

“Është detyrë e z. Shahini dhe punonjësve të institucionit të zbatojnë me korrektësi detyrimet sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimi i veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.” Si dhe të të kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me zgjedhjet”, tha ajo.

 Në mënyrë të veçantë Mandija cilësoi mos fillimin e asnjë prokurimi publik, koncesion apo partneritet publik–privat deri në përfundim të fushatës zgjedhore si dhe i bëri thirrje punonjësve të atij institucioni të mos angazhohen në aktivitete elektorale gjatë orarit të punës dhe që pas orarit të punës të të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kuadri ligjor në fuqi për të mos shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tyre politike duke ndërmarrë veprime që konsistojnë në bërjen fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, qenien protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo manifestimin me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Zëvendëskryeministrja i shprehu mbështetjen e saj Drejtorit të Ri të AZHRB si dhe inkurajoi të veprojnë në përputhje me VKM-së dhe të mos ndikohet nga presione të çdo lloji, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e punonjësve të atij institucioni.

Në fund të këtij prezantimi zëvendëskryeministrja i kujtoi edhe njëherë administratës të vijojë punën si dhe të zbatojë me përpikmëri detyrat që ia ngarkon ligji në ushtrim të funksioneve të tyre./a.ç

 

Next Post
Shqiptari i vrarë në Ekuador agjent i DEA-s? Flasin familjarët e Ilir Hidrit

Shqiptari i vrarë në Ekuador agjent i DEA-s? Flasin familjarët e Ilir Hidrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

“Mbajtja në paraburgim, shkelje e të drejtave”- Veliaj kërkoi të marrë pjesë në Asamble, Balla: Përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete!

November 11, 2026
Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In