• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zvicra, vendi ku plakesh më mirë, Shqipëria renditet e 53-ta

by
10/09/2015 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Indeksit të Agjensisë Globale Mbikqyrëse për Moshën (Global Age Watch Agency Index), Shqipëria rënditet në vendin e 53-të të vendeve ku plakesh  më mirë, në një klasifikim mes 96 vendesh në botë. Në vendin e parë është Zvicra vendi ku plakesh më mirë, ndërsa Italia fqinje, pavaresisht se është një vend me jetëgjatësinë më të madhe renditet vetëm në vendin e 37-të. Ky klasifikim përgatitet nga shoqata ndërkombëtare ‘Help Age’ dhe universiteti  Southampton, raporton Ansa.

Vlerësimi bëhet në bazë të situatës e politikave mbi të moshuarit në katër fusha të ndryshme, si të ardhurat, shëndeti, edukimi dhe mundësitë për të lëvizur në mënyrë të pavarur. Menjëherë pas Zvicrës janë Norvegjia dhe Suedia ato që zenë vendet kryesuese të këtij klasifikimi, ndërsa në vendin e fundit rënditet Afganistani.

Rënditja e Shqipërisë ka patur ndryshime ndër vite, dhe shënon rritje në fushën e aftësive (24) me një nga nivelet më të larta të punësimit në rajon (me 57,7%), raporton  Agjensia Globale Mbikqyrëse për Moshën në Indeksin e publikuar së fundmi.

pensionistet ne shqiperiVendi ynë ka patur ndryshime të moderuara dhe në fushën e të ardhurave nga siguracioni (45) me një normë nën mesatare të varfërisë në pleqëri (5,3 %), e dyta më e ulët në rajon, dhe të ardhurat e mbulimi nga pensioni janë mbi mesataren globale (77%), pavarësisht se nën mesataren e të ardhurave kombëtare bruto për frymë.

Në skemën e përgjithshme mbi shqipërinë, aktualisht numërohen rreth gjysëm milioni persona mbi moshën 60 vjeçare, pra 17,8% për vitin 2014 e që pritet të arrijë në 25,5% në 2030 dhe në 30,9% në 2050.

Shqipëria ka një rënditje të ulët në fushën shëndetësore (61), me një mesatare të ulët në jetëgjatësi, por mbi mesataren  rajonale të treguesit të mirëqënies psikologjike. Ajo rënditet në nivel të ulët në fushën e mundësive të mjedisit (86), teksa në 2014-ën kishte nivelin më të ulët në rajon për të katër treguesit në këtë fushë.

te moshuarit ne bote

Si pjesë e fushatës së Mobilizimit të Kërkesave të Moshës (Age Demands Action) , njerëzit e moshuar në Shqipëri po rrisin ndërgjegjësimin për çështjet e problemeve mendore dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Shoqatat e personave të moshuar kanë krijuar gjithashtu një rrjet për të ndarë prioritetet e fushatës së tyre.

“Ky indeks ndërkombëtar është mjaft i rëndësishëm për të prezantuar kushtet e jetesës së të moshuarve në botë, shpjegon  kordinatori Asghar Zaidi, –  jo vetëm duke u përballur me pensionin dhe shëndetin e tyre por dhe me ambinetin ‘miqësor’ ku jetojnë”.

Në këtë klasifikim sipas tij, evidentohen vendet që kanë politika favorizuese për pensionet sociale, për shëndetin e përgjithshëm dhe që bëjnë të mundur krijimin e ambienteve të përshtatshme për jetën fizike dhe sociale të të moshuarve.

Next Post

Hamilton "peshkon" ish-të dashurën super seksi të Balotellit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In