• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvicra ndërpret programet e ndihmave, në listë edhe Shqipëria

by A R
30/01/2025 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare, edhe Zvicra ka marrë një vendim të ngjashëm që prek vendin tonë. Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian. Kjo, pasi parlamenti zvicerran vendosi të miratojë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.

Agjencia “Swiss Info” thotë se, Parlamenti ka shkurtuar 110 milionë franga zvicerane nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane nga plani financiar për vitet 2026 deri në 2028. Shkurtimet buxhetore prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkëpunimet dypalshe, përfshi edhe ato me vendin tonë.

“Për sa i përket bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit, SDC do të heqë gradualisht programet e saj të zhvillimit dypalësh në Shqipëri, Bangladesh dhe Zambia deri në fund të vitit 2028. Ky vendim u bazua në nevojat aktuale në terren, në interesat afatgjata të Zvicrës dhe vlerën e shtuar të bashkëpunimit ndërkombëtar zviceran në krahasim me vendet e tjera.”

Mbetet për t’u parë nëse masa e re prek edhe grantin 105 mijë franga zvicerane, pjesë e programit të bashkëpunimit që u dhanë në maj të vitit 2022 për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, zbatimin e reformave, si dhe për progresin e vendit tonë në arritjen dhe përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane.

Sipas agjencisë zvicerane Swiss Info nga ky vendim nuk preket ndihma humanitare për ndërtimin e paqes në Ukrainë.

Next Post
Balla zbulon një prej burimeve kryesore të ngjarjeve kriminale në vend

Vota e diasporës / Balla: Emigrantët mund të votojnë edhe me dokument shqiptar ID të skaduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com