• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvicra ‘mban peng’ talentet nga vendet e huaja: Do paguani për të ndërruar Kombëtare!

by Java News
09/07/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E çuditshme por e vërtetë! Federata Zvicerane e Futbollit ka detyruar çdo vit disa talente të cilët janë me origjinë nga vendet e tjera, të nënshkruajnë kontrata të cilat i kërkojnë atyre të paguajnë një shifër të konsiderueshme nëse kërkojnë që të ndërrojnë Kombëtare pasi kanë luajtur me përfaqësueset e moshave të helvetëve.

Rritja e një talenti dhe përkujdesja për të në sistemet zinxhir, sipas Federatës Zvicerane, i kushton asaj 25 mijë franga. Ndaj ajo nuk dëshiron që ky investim të shkojë kot dhe të shfrytëzohet nga përfaqësuese të tjera siç ka ndodhur në vitet e fundit me Shqipërinë ku luajnë futbollistë të cilët më parë kanë qenë pjesë e Zvicrës.

Kësisoj, çdo vit, ajo u vë përpara 8 talenteve që sponsorizohen nga bursat e programit “Footuro” një “kontratë” e cila duhet firmosur nëse janë mes atyre me origjinë nga një vend tjetër dhe rrezikojnë që në të ardhmen të ndryshojnë përfaqësuesen. Nëpërmjet firmës, ata pranojnë të luajnë për Zvicrën dhe shprehen të gatshëm të kthejnë shifrën e mësipërme që mendohet se është shpenzuar për ta, nëse zgjedhin një përfaqësuese tjetër.

Sipas mediave zvicerane, kjo kontratë ka disa vite që nënshkruhet nga futbollistë të ndryshëm dhe deri tani, asnjë lojtar nuk ka refuzuar ta firmosë. Por gjithashtu, Federata Zvicerane e ka cilësuar këtë më shumë një “marrëveshje xhentëlmenësh” dhe nuk u ka marrë paratë atyre që janë larguar, në pjesën më të madhe të rasteve elementë të cilët nuk shiheshin si titullarë të mundshëm në ekipin A.

Kjo, për faktin e thjeshtë se një kontratë e tillë është e pavlefshme sipas legjislacionit në Zvicër. Lojtarët e ekipeve kombëtare nuk janë të lidhur nëpërmjet kontratave me vendin e tyre dhe në një gjykatë, Federata do të dilte e humbur dhe me imazh të njollosur. Edhe vetë drejtuesit e Federatës Zvicerane kanë pranuar se kjo letër në fakt shërbente thjesht për të vendosur lojtarët para “përgjegjësisë morale” të asaj që po bënin. (Vip Sport)

a.ç

Next Post
Llojet e gurëve në tëmth dhe trajtimi për zhdukjen e tyre

Llojet e gurëve në tëmth dhe trajtimi për zhdukjen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

March 22, 2026
Kontrolle në Tiranë, karburantet ‘kapen’ në evazion fiskal! Pa sisteme fiskalizimi dhe pa faturë tatimore

Kontrolle në Tiranë, karburantet ‘kapen’ në evazion fiskal! Pa sisteme fiskalizimi dhe pa faturë tatimore

March 22, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Akuzohen për korrupsion, por protestojnë kundër tij…

March 22, 2026
“Sot sfidojmë regjimin!”, Noka thirrje qytetarëve para protestës: S’ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

“Sot sfidojmë regjimin!”, Noka thirrje qytetarëve para protestës: S’ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

March 22, 2026
Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

March 22, 2026
Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In