• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zvicra do ua kthejë popujve thesaret e diktatorëve

by Java News
29/09/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muamar Gadafi, Mobutu Sese Seko, Jean Claude Duvalier, Ferdinando Marcos nuk kanë të përbashkët vetëm faktin që ishin mes diktatorëve më të dhunshëm në histori. Ata gjithashtu kanë pasur llogari bankare në Zvicër, llogari të mbushura nga paratë e vjedhura të popujve të tyre. Një njollë që Zvicra e mban prej dekadash, por që mund të shlyhet nga ligji më i ri në këtë vend, që i jep më shumë fuqi qeverisë që të lirojë dhe konfiskojë llogaritë e politikanëve problematikë dhe kthimin e pasurisë së diktatorëve tek shtetet e origjinës.

Ministria zvicerane e Drejtësisë thotë se në bankat e federatës janë rreth 5 miliardë franga zvicerane që i përkasin politikanëve që kanë pasur probleme ose pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë. Një shifër e vogël, nëse marrim parasysh se bankat zvicerane strehojnë rreth 2400 miliardë, por sidoqoftë përbën një dëm të madh të imazhit të vendit.

Ligji i ri e vendos tashmë Zvicrën në pararojë të luftës kundër parave të pista.

Një prej ndryshimeve kryesore është neni që thotë se në rast parash që dyshohet se vijnë nga krime, nuk i takon më autoriteteve zvicerane të vërtetojnë këtë, por zotëruesve të tyre të vërtetojë të kundërtën. Qeveria kështu e ka shumë më të lehtë të bllokojë dhe sekuestrojë llogaritë e dyshimta. Lista e personazheve të diskutueshme që kanë të bëjnë me bankat zvicerane, veç atyre që u përmendën, përfshin ish-liderin tunizian Ben Ali, ish-presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministrin indonezian Naxhib Razak madje edhe vajzën e kryeministrit uzbek.

Pavarësisht këtij ligji radikal, ekspertë të shumtë thonë se Zvicra ka ende punë për të bërë, pasi edhe ky ligj i ri nuk frenon fluksin e madh të parave që hyjnë në bankat zvicerane, të cilat shpesh pranohen pa pyetje të tepërta.

Next Post

Kroacia publikon dosjet e UDB-së, ja kush ishin spiunët jugosllavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com