Dy persona janë qëlluar me armë zjarri jashtë ambienteve të një banke në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zyrihut, pranë ambienteve të Bankës UBS, ndërsa autoritetet nuk japin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.
Siç duket edhe nga kjo foto pak sekonda pas ngjarjes, dy persona janë të shtrirë në tokë, por nuk konfirmohet ende gjendja shëndetësore e tyre. Nuk bëhet i ditur as identiteti apo kombësia e personave të qëlluar. Pranë vendit të ngjarjes ka prani të shtuar të forcave të policisë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes pranë bankës UBS.
ma.me