• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvicër, tre përqind e popullatës flet shqip

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të tretat e popullatës në Zvicër e flasin rregullisht edhe një gjuhë krahas gjuhës amtare, siç bën të ditur Zyra Federale e Statistikave. Më të zellshmit në përdorimin e më shumë se një gjuhe janë personat e rinj, mbi 15 vjeç, shkruan “srf.ch”.

Ndërkohë një në katër banorë flet tri ose më shumë gjuhë, nga të cilat sigurisht, anglishtja është më e preferuara. Kur jemi te anglishtja, kjo gjuhë flitet nga gjermanofonët më shumë se sa gjuha vendore, frëngjishtja. Po ashtu, edhe në zonat frankofone anglishtja flitet më shpesh sesa gjermanishtja. Vetëm në zonën italishtfolëse (Kantoni i Ticinos) gjuhët vendore (gjermanishtja dhe frëngjishtja) njihen më mirë sesa anglishtja.

Nga ana tjetër, një e treta e popullatës mjaftohet me vetëm një gjuhë, pra me përdorimin e gjuhës amtare.

Pas anglishtes gjuha tjetër e dytë është italishtja, ndonëse ajo ka edhe karakter të gjuhës së vendit, por edhe të asaj të huaj në të njëjtën kohë. Në radhë pastaj vijnë spanjishtja me 6 për qind dhe portugalishtja, që flitet nga pesë për qind e popullatës.

Është interesante radhitja e mëtejme: Gjuhët sllave (të ish-Jugosllavisë) pra serbishtja, kroatishtja, gjuha boshnjake dhe ajo malazeze të futura në një grup fliten nga 3 për qind e popullatës. Dhe po kaq, nga 3 për qind, flitet edhe gjuha shqipe.

Dallime ka edhe sipas rajoneve. Kështu, shqipja në rajonet franceze të Zvicrës flitet përpjesëtimisht më shumë se gjuhët jugosllave, ndërsa në pjesën gjermane pak më pak se ato, të marra të gjitha së bashku. Në zonën italiane gjuhët e popujve sllavë të jugut fliten dukshëm më shumë se shqipja. Ndërsa mesatarja e shqipes së folur, llogaritur në të tri zonat, i bie sërish afër 3%.

Albinfo/d.i.

 

Next Post
DREJTESIA Selami dhe Bregu kundër Bashës: Ligjet s’janë ‘një i nënës, një i njerkës’

DREJTESIA Selami dhe Bregu kundër Bashës: Ligjet s'janë 'një i nënës, një i njerkës'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In