Veshja e maskës për transport publik në Zvicër u bë e detyrueshme nga sot, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Më parë, autoritetet kishin rekomanduar që pasagjerët të mbulonin vetëm gojën dhe hundët, por u duk se shumica e njerëzve i injoronin udhëzimet.
“Duket mirë. Mbi 95% të njerëzve veshin një maskë”, theksoi Guido Schoch, drejtor i transportit publik në Zyrih për mediet lokale.
Rregullat e reja do të ndikojnë gjithashtu edhe në fluturimet e linjave ajrore zvicerane. Njerëzit gjithashtu do të duhet të veshin maska në teleferikë dhe në dyqane.
”Numri i infeksioneve me koronavirus në Zvicër kohët e fundit është rritur ndjeshëm me 134%”, sipas gazetës ”Tages-Anzeiger”. Gjatë fundjavës, 410 nxënës dhe mësues në dy shkolla afër kufirit francez u karantinuan për shkak të rasteve të reja.
/e.rr