A është e dënueshme shpërndarja e videove propagandistike të “Shtetit Islamik” në Facebook, Tëitter dhe mediume të tjera sociale? Kjo çështje po diskutohet prej kohësh në shumë vende të Evropës perëndimore. Tani Prokuroria e Konfederatës së Zvicrës ka konfirmuar për gazetën “Neue Zürcher Zeitung am Sonntag” se është duke zhvilluar hetime kundër disa personave, të cilët në mediumet sociale kanë përhapur video të “Shtetit Islamik” apo kanë shpërndarë ndonjë link me propagandë të ISIS-it. Personat që bëjnë një veprim të tillë mund të shihen si fajtor për mbështetje të një organizate kriminale, thirrje për krime apo dhunë dhe paraqitje të dhunës. Zëdhënësja nuk ka bërë të ditur numrin e personave që janë duke u hetuar, as moshën dhe nacionalitetin e tyre.
Në fillim të vitit 2014 Gjykata Penale Konfederale kishte konstatuar në rastin e dy irakianëve se shpërndarja e një linku me përmbajtje nga kuzhina propagandistike e ISIS-it ka për qëllim t’i bëjë reklamë “mendësisë” kriminale.









