• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

by A R
11/06/2026 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka deklaruar dy anët e protestës së qytetarëve në bulevardin dëshmorët e kombit, që sipas tij nuk përputhen me njëra-tjetrën. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se nga njëra anë janë shqetësimet reale të qytetarëve dhe nga ana tjetër ka edhe fjalime vulgare, slogane të vjetra, dhe artikulime nacionaliste apo ordinere.

“Në këtë protestë të gjithë e dimë që nuk ka një pamje unike. Pra të ketë ka larmi zërash shtresa të ndryshme të popullsisë dhe ka dy boshte që sipas meje, sipas nesh nuk përputhen me njëra-tjetrën. Njëri për shembull është fakti që ka fjalime shumë të çuditshme, ka fjalor vulgar, banal. Ka parulla të vjetra, tradhtar, ka artikulime nacionaliste, ka artikulime ordinere, të cilat sipas meje bien ndesh me një pjesë të shëndetshme të protestuesve. Në anën tjetër kemi të paktën nga zbardhja e disa fjalimeve që ne kemi parë, kemi parë disa fjalime të strukturuara, të qarta, me problematika reale, me vërejtje sipas nesh dhe sipas meje shumë të drejta”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai shtoi se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar biseda me qytetarë që marrin pjesë në protestë për të kuptuar më mirë arsyet e pakënaqësisë së tyre,.

“Unë kam rreth një javë, kemi miqtë tanë, kam një kushëririn tim që thashë e dua fort, e respektoj fort dhe unë kam 10 ditë që rri paradite për të kuptuar më mirë me këto njerëz duke pi kafe dhe duke kuptuar shqetësimet e tyre dhe janë shqetësime reale”, vijoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai vlerësoi protestën qyettare dhe tregoi se në një prej këtyre ditëve kishte kaluar pranë protestuesve në Bulevard dhe askush nuk e kishte fyer apo ofenduar.

“Në ditën e dytë apo të tretë të protestës më qëlloi që të isha tek kullat binjake dhe për shkak se makina nuk vinte dot më merrte, duhet të shkoja në këmbë deri tek shallvaret dhe ndesha përballë, po themi numër jo të vogël protestuesish. Për hir të së vërtetës nuk më fyeu kush. Nuk më ofendoi kush. Ndonjëri më tha atë shprehjen time të famshme. Pata disa miq të mi. Pashë edhe një kushëririn tim që e dua fort dhe e respektoj fort për të vërtetës. Pra pashë fytyra do të thoja të bukura saqë për një moment thashë a të kthehem unë? Madje kujtimi një miku im futi krahun dhe tha ej dhe ti në protestë. dhe pashë një mjedis burrash, grash, të rinjsh fëmijësh me karroca, nëna, vajza saqë për një mend thashë të kthehem dhe njëherë unë t’i dëgjoj një çik se çfarë po thonë këto”.

Next Post
Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In