• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zvërneci”, Rama: Projekti do bëhet, jam në ‘instikamin’ që më kanë vënë shqiptarët

by E S
03/06/2026 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat sot në 3 qershor, ku foli për çështjen e Zvërnecit.

Rama tha se mbështet kontrollin e fondeve për blerjen e pronave në Zvërnec.

“Besoj se dëgjuat vendimet e qeverisë sot, por jam sot për çështjen e Zvërnecit. Që do të thotë, me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tanimë janë edhe pronarë. Ndërkohë që, unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet, pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor.

Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.

Në rast se shitësi ka origjinë legjitimie, do marrë paratë. Në rast se nuk e ka, paratë do i mbeten shtetit dhe ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”, tha Rama.

Duke komentuar protestat, edhe njëherë tha se është i vendosur që të vijojë projektin që ka nisur në Zvërnec. Tha se është i vendosur në “instikamin” që e ka vënë populli shqiptar.

“Ky është një film i vjetër, sepse këtu nuk ka asgjë të re. Asgjë nuk më lëviz mua nga instikami që ma kanë vendosur shqiptarët. Unë mëshiroj vullnetin e së paku 800 mijë shqiptarëve. Kush dëshiron të flas për faktin sesi rrezikohet mjedisi, mund të bisedojë me mua. Por ata që më shajnë mua nga njerëzit e shtëpisë, ata janë subjekt vetëm për Zotin, nuk janë subjekt për mua. Ata më ngjajnë mua me ata të Agimit të Artë, janë komplet të çartur. Kjo luftë do mbarojë dhe çdokush do marrë atë që i takon. Shqipëria do marrë atë që i takon, duke rritur ekonominë e vendit. Resortet luksoze sjellin të ardhura për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rama.

I pyetur për protestuesit, që thërrasin “Rama në burg”, kryeministri deklaroi se këto janë parrulla shumë të vjetra.

“Këto parrullat ‘burg, burg’ janë një film i vjetër dhe është film me një fund, që e kanë parë të gjithë. Shqipëria sot ka një institucion drejtësie, që quhet SPAK. Është ky institucion që vendos për të gjithë zyrtarët e këtij vendi dhe çdo qytetar apo institucionet e tjera të drejtësisë. Por filmi i vjetër ka fundin, që e kemi parë disa herë”, u shpreh kryeministri.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In