• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvërneci, Protesta e Parfumit e armiqve të Edi Ramës

by Lorenc Vangjeli
04/06/2026 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Rama i ka përcillte gjithmonë me tallje protestat e opozitës zyrtare kundër tij. Me më shumë qesëndi sesa me instikt politik, kështu u përball ai edhe me valën e tyre të dhunshme mbas djegies së mandateve në 2019-ën, kohë kur opozita u vetëvra, me sukeses të plotë. Dhe si për të cuar deri në fund argëtimin, atëherë i gostiste me një koktejl gazi lotësjellës protestuesit e tradhëtuar nga drejtuesi i tyre i lig, naiv e shejtanbudalla.

Edhe më shumë ironi kishte për protestat e PD-së me Berishën në krye. Grushtit gjithmonë e më të rrudhur të protestuesve, ju afronte si qerasje nga “lokali” përsëri gazin lotësjellës dhe dushin me ujë me presion e spray-n me piper. Duke i shpëtuar në këtë mënyrë nderin Berishës që nuk arrinte dot të koagulonte mllefin ndaj qeverisjes së Ramës me masivitet.

Protestat e fundit në Tiranë, me zanafillë Zvërnecin janë ndryshe. Për t’ju përgjigur atyre ai morri borxh, si nder të kthyer mbrapsht nga Berisha, fjalorin e dikurshëm të këtij të fundit. Kryeministri përdori shprehjen se “…ata vijnë vërdallë si çakejtë e Agimit të Artë…”. Duke lënë kështu të kuptohet se ata janë ushtarë të një beteje që nuk ja njohin komandantët. Në kohën kur cdo krahasim mbart mëkatin e të qenit i calë, krahasimi i kryeministrit në cdo rast është më së paku i gabuar dhe i ekzagjeruar.

Në protestën e Parfumit, siç po quhet ajo që po ndodh prej pak ditësh në Tiranë, në prerje tërthore, ka një masivitet të panjohur më parë të rinjsh e të rejash. Nga të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë. Që nga ata që i zemëron ndershmërisht dhembja për flamingot e pelikanët e rrallë, tek anarkistët e neomarksistët që urrejnë kapitalin. Mes tyre, mbase mund të gjendet edhe një bërthamë e frymëzuar nga axhenda joshqiptare, sic beson vetë Rama. Por në masivitet ata janë pjesë e një opozite shumë herë më të madhe se ajo që përfaqësohet nga flamuri zyrtar i opozitës dhe shtizat kundër pozitës. Eshtë ajo pjesë e qytetarëve që refuzojnë ndarjen klishe mes të majtës e të djathtës, pushtetit të shumicës dhe atij të pakicës dhe që janë të frustruar nga Republika e re e ZeqiLandit, që nuk i jep qytetarëve të tij shanse të barabarta. Që ndjejnë se politika, edhe kur betohet në emër të tyre, nuk i përfaqëson më prej kohësh. Që janë të papunë dhe që me lezet ju tregohet se bota e lirë është vetëm disa dhjetra minuta larg me avion nga Rinasi nga ku i çojnë këmbët ku hedhin sytë. Që vuajnë shpërndarjen tmerrësisht të pabarabartë të të ardhurave e rritjen brutale te çmimeve. Që shohin si janë përmbysur hierarkitë morale të shoqërisë, ku i forti dhe banditi nderohet dhe varfëria e ndershme konsiderohet krim i pafalshëm. Që janë dëshmitarë sesi vota e tyre numërohet, por nuk arrin të zgjedhë. Që shohin sesi një elitë banale dhe e emëruar, në politikë dhe në biznes, është e ndarë prej jetës së tyre edhe formalisht me gardhe në oaze vaniteti. Që produkti i vjedhjes nuk fshihet, por mburret krenarisht si zotësi. Frustrimi tyre si spektatorë të dënuar të ndjekin spektaklin real të Big Brotherit, me të njëjtët personazhe prej më shumë se tre dekada, personazhe që ndryshojnë vetëm rolet, por jo emrat, ka arritur në pikën e vlimit. Pikërisht këtë prerje tërthore të Protestës së Parfumit duhet të analizonte një politikan veteran si Rama. E pas kësaj, me shumë gjasë, do të ndryshonte krejtësisht edhe qasjen ndaj saj.

Koha do të dëshmojë, edhe nëse protesta do të shuhet gradualisht me ardhjen e verës dhe Kampionatit Botëror, që armiqtë e Edi Ramës janë shumë më shumë sesa ata që dalin në Bulevard. Me gjasë ata do të kenë në portret edhe zili fqinjësh, edhe luftë hibride nga vende jo miqësore me Shqipërinë, por edhe shumë më shumë se kaq. Ndoshta mund të vërtetohen edhe teori konspirative që lidhin Sorosin e famshëm me një hakmarrje kundër ish-birit për shpirt nga Shqipëria bashkë me ish-birin e rënë në fatkeqësi që e ka dashur dikur me shpirt ish-atin. Dhe nuk përfundon këtu se këtu mund të fillojë. Ajo që është tmerrësisht shumë dhe një faturë që Shqipëria dhe vullnetet vetjake të Ramës mund të detyrohen ta paguajnë deri në fund të këtij viti, është shndërrimi i Zvërnecit si një Casus Belli, një shkak për luftë mes presidentit Trump e demokratëve në SHBA. Kur Kongresi e Senati mbas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, me të gjitha gjasat do të kërkojnë të hetojnë nëse e Bija dhe Dhëndri i Presidentit Trump kanë përdorur influencë politike për biznes privat. Dhe përtej tyre, mund të shfaqet edhe segmente evropiane, ndoshta gjermanë e britanikë, që përtej gjuhës formalisht korrekte, e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me një president amerikan, së paku atipik e të paparashikueshëm. Dhe që do të fërkonin duart nëse Shqipëria afronte një armë spektakolare për luftën ndaj tij. Mjafton të shihet CNN, New York Times-i dhe një seri mediash tradicionale evropiane për të kuptuar se cfarë sheh syri sot, është shumë më pak se ajo që mund të ndodhë nesër.

Në këtë front të bashkuar armiqësish, kryeministri Rama që e ka thënë me ëndje dikur se jeton “…në vetminë e majave”, megjithatë nuk është vetëm. Ai ka për aleatë atë masë të panjohur shqiptarësh që i kanë llogaritur tashmë si në xhepat e tyre katër miliardët e premtuara të investimit dhe një pjesë tjetër shqiptarësh indiferentë, që nuk dallojnë ndryshimin mes flamingove dhe harabelave. Përtej tyre, nuk ka më llogari forcash. Pa mbështetjen e ish-miqve me të cilët fitoi “revolucionin” antiBerishë në 2013, pa simpatinë e miqve të rinj që ka rekrutuar në rradhët e armiqve të vjetër, pa besnikërinë e mercenarëve me shumë padronë si k..rvat me shumë klientë, i rrethuar vetëm nga seria e pabesueshme e kulprave mizore që i janë bashkangjitur dhe nëpunësve që ai vetë ka emëruar si politikanë, Rama duhet të llogarisë edhe lodhjen nga pushteti. Në gjithë këtë tablo të zymtë, për paradoks, i mbetet gjithashtu të shpresojë tek ndihma bujare e armikut të tij të betuar Sali Berisha. Rama ndoshta ende shpreson të llogarisë që përballë portretit të ashpër të Berishës, të sakatuar nga Gërdeci e të pushkatuar në 21 Janar, të vazhdojë të ngjajë si një gjimnaziste që për një një trill të momentit, ka humbur virgjërinë me fqinjin harrakat të lagjes. Fundja, kjo është botë kontrastesh dhe hesapi: “Po mirë iku, por kush vjen?”, është gjithmonë një dilemë që kërkon zgjidhje…!

Next Post
Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë!

Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

June 4, 2026
Protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

June 4, 2026
Përplasje në Kuvend për pensionet, Ibrahimaj: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë

Përplasje në Kuvend për pensionet, Ibrahimaj: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë

June 4, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

June 4, 2026
Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë, në fokus integrimi në BE

Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë, në fokus integrimi në BE

June 4, 2026
Tabaku: Protesta për Zvërnecin lidhet me sistemin që ka krijuar mosbesim te çdo projekt i madh

Tabaku: Protesta për Zvërnecin lidhet me sistemin që ka krijuar mosbesim te çdo projekt i madh

June 4, 2026
Liban–Izrael/ Hezbollah refuzon kategorikisht kushtet e armëpushimit të ri të mbështetur nga SHBA

Liban–Izrael/ Hezbollah refuzon kategorikisht kushtet e armëpushimit të ri të mbështetur nga SHBA

June 4, 2026
Kush po financon fushatën kundër pushimeve në Shqipëri? Deputeti i PS nxjerr videon e rreme që po shpërndahet në gjithë Europën!

Kush po financon fushatën kundër pushimeve në Shqipëri? Deputeti i PS nxjerr videon e rreme që po shpërndahet në gjithë Europën!

June 4, 2026
Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë!

Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë!

June 4, 2026
Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Zvërneci, Protesta e Parfumit e armiqve të Edi Ramës

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In