• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvërnec plazh, aty ku fjalët shqip janë kaq të rralla…

by
25/08/2022 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ornela Çuçi

Në çadrën përbri anglisht, babi shqiptar, mami angleze, fëmijët të ëmbël e të bukur bjondë të katërt, asnjë fjalë shqip.

Vjen shpesh?- e pyes babin shqip.

Dy herë në vit, kam prindërit këtu,- thotë.

Po si merren vesh me nipërit?- e pyes.

Përqafohen,më gjegjet dhe rroket të kapë bjondin më të vogël, që thërret “daddy, daddy” duke luajtur me dallgët.

Një çadër më tutje, italisht. Babi ikur herët, mami, nusja e re e emigrantit, ka vetëm 4 vjet në Itali. Vajza dyvjeçare me sytë si deti, flet vetëm ca fjalë, italisht. Të dy I flasin vetëm italisht, mami një italishte të lezetshme labe, vajza iu përgjigjet përkëdheljeve e urdhrave të tyre në të njëjtën gjuhë. Një moment u grindën, për asgjënë, siç bëjnë zakonisht çiftet, në shqip. U shanë pak nëpër dhëmbë, shqip. Nuk e paskan harruar shqipen…

Edhe 4 çadra të tjera italisht.

Tre çadra rresht, ishim ne, emigrantët e Greqisë. U llafosëm greqisht, mbase se na vinte mbarë a mbase për karshillëk të asnjë fjale shqip rrotull nesh. Greqishtja jonë është edhe më e lezetshme, se ka mbaresa gjirokastrite në fjalët që nuk dimë në cilën trajtë janë, por merremi vesh mirë. Kemi bashkëjetuar në të njëjtat çati me Papazisajt e Mana e tyre na i kish mësuar ca llafe që kur kemi qenë çiliminj.

Pas një jave me ndarje të qartë gjuhësore mes plazhistëve, kuptova se në dyqanin e fshatit, e kërkojmë të gjithë bukën në shqip. Nevoja me sa duket… nuk na ndan gjuhësisht në kërkim të ushqimit… dhe na ndan gjuhësisht në kërkim të mirëqënies.

Next Post
Një tjetër ‘skandal’ për kryeministren e Finlandës, del fotoja e dy shoqeve të saj duke u puthur në rezidencën zyrtare të Kryeministres

Një tjetër ‘skandal’ për kryeministren e Finlandës, del fotoja e dy shoqeve të saj duke u puthur në rezidencën zyrtare të Kryeministres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

February 1, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Problemi bazik numerik i “së djathtës”

February 1, 2026
Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

February 1, 2026
Alarmohet Mali i Zi: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

Alarmohet Mali i Zi: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

February 1, 2026
Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

February 1, 2026
FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

February 1, 2026
Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

February 1, 2026
VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

February 1, 2026
Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

February 1, 2026
Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In