• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvarritja e Reformës, apel nga Komiteti i Helsinkit: Dëgjoni zërin e popullit

by Aalison Pearse Stevens
31/05/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin se miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë po vonohet.

Komisioni i gjen të pavend zvarritjen e reformës, në një kohë kur mazhoranca dhe opozita kanë pranuar dhe vlerësuar publikisht opinionet mjaft cilësore të Komisionit të Venecias, rekomandimet e ShBA-së dhe BE-së, asistencën e vazhdueshme të OPDAT-it dhe të Euraliusit.

KSHH thotë se “është e drejta e përfaqësuesve të Kuvendit që të debatojnë në mënyrë konstruktive dhe kur është rasti të arrijnë edhe në kompromise, në përputhje me parimet bazë dhe standardet ndërkombëtare, por pa cenuar interesat e shtetasve. Për KSHH-në, kryesore është zgjidhja e drejtë e problemit dhe jo numri i votave që kërkohen për miratimin e projektkushtetutës”.

Për KSHH-në do të ishte në dëm të interesave të shtetasve dhe të vendit që mungesa e vullnetit politik të kamuflohet me qëndrime apo pretekste të pajustifikuara.

KSHH u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare që mbi gjithçka të vënë interesat e popullit i cili, veç të tjerave, kërkon zbutjen e tensionit dhe të atmosferës tepër të politizuar në vend, përmirësimin e jetës social-ekonomike shërbime efiçente, profesionale dhe akses në organet e sistemit të drejtësisë.

Deklarata e plotë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), organizata e parë joqeveritare e krijuar në dhjetor të vitit 1990, shpreh shqetësimin se miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë po vonohet. Shqetësimi ynë buron nga fakti se jemi një organizatë që për më shumë se 25 vjet, si mision kryesor kemi patur dhe vazhdojmë të kemi mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve, duke monitoruar në mënyrë proaktive gjykatat, prokurorinë, vendimet e prokurorisë dhe vendimet gjyqësore. Shtetasit shqiptarë janë direkt të interesuar që reforma në drejtësi të miratohet sa më parë. Ata mund të mos jenë njohur me detajet e dispozitave të Projektit për ndryshimet Kushtetuese, por jeta, praktika, i ka bindur ata se nuk mund të vazhdohet me sistemin ekzistues.

Korrupsioni shqetësues në këto organe, fenomeni i pandëshkueshmërisë sidomos i zyrtarëve të lartë, mungesa e pavarësisë dhe e paanshmërisë si rezultat i ndikimit të politikës dhe të botës së krimit, mungesa e eficencës, zvarritjes së proceseve gjyqësore dhe aksesi i kufizuar të shtetasve në organet e sistemit të drejtësisë janë të njohura për të gjithë. Si rrjedhim, kjo situatë dëmton në radhë të parë interesat e shtetasve dhe imazhin e vendit tonë. Ata nuk mund të jenë dakord me një sistem të tillë.

Përfaqësuesit e popullit mendojmë se duhet ta dëgjojnë zërin e sovranit dhe duhet të anashkalojnë interesat e tyre të ngushta partiake në një moment kaq të rëndësishëm dhe jetik siç është miratimi i reformës në drejtësi. Mazhoranca dhe opozita kanë pranuar dhe vlerësuar publikisht opinionet mjaft cilësore të Komisionit të Venecias, rekomandimet e ShBA-së dhe BE-së, asistencën e vazhdueshme të OPDAT-it dhe të Euraliusit.

Është e drejta e përfaqësuesve të Kuvendit që të debatojnë në mënyrë konstruktive dhe kur është rasti të arrijnë edhe në kompromise, në përputhje me parimet bazë dhe standardet ndërkombëtare, por pa cenuar interesat e shtetasve. Për KSHH-në, kryesore është zgjidhja e drejtë e problemit dhe jo numri i votave që kërkohen për miratimin e projektkushtetutës.

KSHH vlerëson se debatin pluralist dhe demokratik, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe në seancat plenare të Kuvendit, duhet të dominojë arsyeja, argumenti dhe jo “gara” e akuzave reciproke dhe gjuha e urrejtjes. Sovrani, siç dihet është gjykatësi më i mirë. Kur është rasti ai vlerëson me nota pozitive apo negative përfaqësuesit e vet.

Për KSHH-në do të ishte në dëm të interesave të shtetasve dhe të vendit që mungesa e vullnetit politik të kamuflohet me qëndrime apo pretekste të pajustifikuara. KSHH u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare që mbi gjithçka të vënë interesat e popullit i cili, veç të tjerave, kërkon zbutjen e tensionit dhe të atmosferës tepër të politizuar në vend, përmirësimin e jetës social-ekonomike shërbime efiçente, profesionale dhe akses në organet e sistemit të drejtësisë.

Një vend demokratik, siç jemi ne, vetëm integrimi i shpejtë Europian dhe vendosmëria për të kapërcyer vështirësitë që ende janë të pranishme, janë faktorë të rëndësishëm që kërkojnë miratimin e shpejtë të reformës në sistemin e drejtësisë. KSHH është i bindur se reforma në drejtësi do të ndikojë pozitivisht edhe në zbatimin e reformave në fusha të tjera. Pa kryerjen e reformës në drejtësi nuk mund të pretendohet për shtet të së drejtës, për zbatimin e parimit kushtetues se para ligjit janë të gjithë të barabartë si dhe ushtrimin efektiv të së drejtës për një proces të rregullt ligjor.

OraNews/d.i.

Next Post

Roma prezanton stadiumin e ri, polemika për... tri kullat! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In