• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

by E B
03/05/2026 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Hungaria ka shkaktuar një përplasje të fortë politike në Maqedoninë e Veriut.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), akuzon ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, se po zvarrit me qëllim dërgimin e dokumenteve për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria.

Sipas LSDM-së, Gjykata Penale i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe dokumentet tashmë ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, por nuk po dërgohen më tej, me arsyetimin se po pritet formimi i qeverisë së re hungareze më 9 maj.

“Gjykata i ka mbaruar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradim të kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski. Tani ato dokumente janë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e tender koalicionit Mickoski, nuk i dëgon në Hungari. Nuk ka kurrfarë arsye të pritet qeveri e re. Institucionet patjetër duhet të punojnë dhe veprojnë menjëherë. Mickoski dhe qeveria e tij me vetëdije e mbrojnë Gruevskin dhe i japin hapësirë të arratiset në një shtet të tretë” deklaron opozita.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar dokumente shtesë nga Gjykata Penale për të verifikuar nëse ato ndikojnë në procesin e ekstradimit.

Debati është rindezur edhe pas zhvillimeve në Hungari. Kryeministri i ri Peter Magyar, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të jetë strehë për kriminelë ndërkombëtarë, duke përmendur me emër edhe Gruevskin.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski ka theksuar se nëse Gruevski rikthehet në vend, ai do të shkojë direkt në burg për të vuajtur dënimin.

“Nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni , normalisht organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë në mbajtje të dënimit me burg”, theksoi Hristijan Mickoski.

Sipas Gjykatës Penale të Shkupit, ndaj Gruevskit janë dhënë tre vendime dënimi: për rastin “Tanku” me 2 vite burg (që tashmë ka rënë për shkak të kalimit të afatit), për “Shuplakat në Qendër” me 1 vit e 6 muaj burg (që bie nëse nuk zbatohet deri në shtator), si dhe dënimi më i rëndë me 9 vite burg për çështjen “Parcelat në Vodno”, afatet e së cilës mbeten në fuqi për shumë vite, deri në vitin 2043.

Next Post
Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com