• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zvarritet afera ‘Partizani’, GJKKO vendos nesër nëse Berisha dhe Malltezi kalojnë për gjykim

by B K
23/04/2025 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 6 muajsh zvarritje, nesër në 13:00 pritet më në fund të ketë një vendim për kalimin ose jo për gjykim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe 3 të pandehurve të tjerë për aferën Partizani.

Në seancën paraprake në GJKKO ishin të pranishëm avokatët mbrojtës të të gjithë të akuzuarve, përfshirë edhe avokatin Luan Hasneziri, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili në seancën e fundit mungoi për arsye shëndetësore.

Hasneziri, njëjtë si avokatët e tjerë mbrojtës ka kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se nuk kemi vepër penale. Nga ana tjetër SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim. Ndërkohë, avokatët e tjerë kanë kërkuar edhe pavlefshmëri të disa provave të SPAK.

Nesër Davidhi do duhet të vendosë nëse do kalojë dosjen e aferës Partizani për gjykim, do kthehet për hetime të mëtejshme apo do ketë pushim të çështjes.

Kjo seancë shënon plot 6 muaj që nga mbajtja e seancës së parë paraprake në 24 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, procesi është zvarritur vazhdimisht përmes justifikimeve të ndryshme, përfshirë mungesën e avokatëve dhe leximit të qindra faqeve në seanca. Fenomeni është denoncuar edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit të tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë shprehu shqetësimin, duke theksuar se ndonëse ligji parashikon një muaj,  brenda një muaji, ka raste që zvarriten për 6 deri në 9 muaj.

Kalimi i kësaj dosjeje për gjykim do të shënonte përballjen e parë të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit me drejtësin. Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Bashkë me këta tre persona të fundit nën akuzë janë vendosur edhe shoqëritë e tyre tregtare për pastrim parash Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, si një nga ish pronarët e truallit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku u ndërtuan më pas një grup pallatesh. Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka shfrytëzuar postin e tij të kryeministrit, duke miratuar ligje dhe akte të ndryshme nënligjore të përshtatura me nevojat e ish pronarëve të truallit të ish kompleksit Partizani për të mundësuar privatizimin.

Po ashtu dyshohet se ai ka ushtruar presion, përmes kontrolleve administrative, ndaj strukturave shtetërore, në mënyrë që ata të përshpejtonin procedurat e privatizimit, si dhe i ka vënë këto struktura në dispozicion të dhëndrit Jamarbër Malltezi për të arritur privatizimin, i cili sipas SPAK përfitoi 5.4 mln euro.

Next Post
Varrimi i Papa Françeskut, ushtarët të pajisur me bllokues valësh për dronët

Varrimi i Papa Françeskut, ushtarët të pajisur me bllokues valësh për dronët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com