Zv/ambasadori rus, Dimitri Kazim, u shpreh ekskluzivisht për Report Tv se vrasja e ambasadorit Karlov është një ngjarje tragjike. Ai theksoi se Moska do vijojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë, ndërsa të dyja vendet bashkërisht po luftojnë ekstremizmin.
“Vdekja e ambasadorit të Rusisë në Turqi është një ngjarje tragjike. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për marrëdhënie të mira me Turqinë. Si dhe do bashkëpunojmë për të luftuar bashkërisht ekstremizmin e dhunshëm“, u shpreh zv/ambasadori rus në Tiranë, Dimitri Kazim.