• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e apartamenteve, 40 mijë stoku në Tiranë. A duhet ndërhyrje për normalizimin e tregut

by A R
01/02/2025 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po rriten më shpejt dhe më tepër pagat apo çmimet e apartamenteve dhe kostoja e jetesës, në vendin tonë?

Vlerësohet aktualisht se janë rreth 40 mijë apartamente stok në Tiranë, shumica u takojnë ndërtuesve. Ndërkohë, paradoksalisht ndërtimet nuk ndalen, çmimet rriten dhe të rinjtë duke e parë më të vështirë që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, vazhdojnë të largohen në emigracion.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, kemi të bëjmë me një paradoks. Joana Shima, pedagoge e Fakultetit Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës,  për “Liberale.al” duke analizuar tregun e pasurive të paluajtshme, vë në dukje ndryshimet dhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të banesave në zonat e ndryshme të kryeqytetit.

“Gjendja e tregut të pasurive të paluajtshme në Tiranë ka kaluar një periudhë dinamike gjatë viteve të fundit. Rritja e çmimeve të apartamenteve ka qenë një fenomen i dukshëm gjatë dekadës së fundit. Çmimi për metër katror mund të arrijë deri në 2,000 – 2,500 EUR/m² por edhe më lart në disa zona të kërkuara si Blloku. Në zonat periferike dhe më larg qendrës, çmimi mund të variojë në 1,000 – 1,500 EUR/m², edhe pse ka pasur një rritje të ndjeshme në vitet e fundit si pasojë e zhvillimeve të infrastrukturës dhe ndërtimeve të reja”, thekson Joana Shima.

Më tej, në analizën që i referohet të dhënave më të fundit, Joana Shima vlerëson se çmimet aktuale  përballë kostos së jetesës janë deri diku të pajustifikuara, në vendin tonë.

“Sipas Numbeo-s, për vitin 2024, çmimi për blerje apartamenti në Tiranë në zonën e qendrës është 2,358.53 € metër/katror, ndërsa në zonat jashtë qendrës është 1,332.89 € metër/katror. Qiraja mujore për apartamentet (1+1) pranë qendrës është 496.75 €, jashtë qendrës 346.08 €, ndërsa për apartamentet (2+1 dhe 3+1) pranë qendrës qiraja arrin 938.66 € dhe jashtë qendre 593.96 €””, shprehet Joana Shima.

Edhe pse ka një rritje në nivelin e pagave gjatë vitit të fundit, me ritme më të shpejtë ka vijuar dhe vazhdon pa u ndalur rritja e çmimit të banesave sipas vlerësimit  të ekspertes së ekonomisë, Joana Shima, ndaj edhe shihet e nevojshme ndërhyrja e qeverisë për normalizimin e tregut.

“Nga ana tjetër, paga mesatare në Shqipëri është shumë më e ulët se ato të vendeve të zhvilluara të Europës. Për vitin 2024, paga mesatare bruto në Shqipëri është rreth 550-600 EUR/muaj. Kjo ka krijuar një hendek të madh mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe mundësive financiare të shumicës së qytetarëve shqiptarë, që përbën një nga sfidat më të mëdha për individët që kërkojnë të blejnë apartamentin e parë në Tiranë. Paga mesatare nuk është e mjaftueshme për shumicën e shqiptarëve që të paguajnë për një apartament pa mbështetje financiare të jashtme, siç janë kreditë bankare. Megjithatë, normat e interesit të larta dhe kërkesa për sigurimin e një shume të madhe si parapagim e bëjnë të vështirë për shumicën e qytetarëve investimin në pasuri të paluajtshme. Rritja e çmimeve nuk është e lidhur vetëm me mundësitë financiare të qytetarëve, por gjithashtu me rritjen e kërkesës, rritja e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme, infrastruktura dhe zhvillimi urban, treguesit informalë etj.”

Përballë këtij paradoksi, pedagogia e Fakultetit Ekonomik në UET, Joana Shima, thekson se është e nevojshme të hidhen hapat e duhur për të rikthyer tregun në normalitet. Ajo thotë se qeveria përmes mekanizmave të saj duhet të simulojë ofertën në treg për të krijuar kushte më të favorshme, veçanërisht për të rinjtë dhe çiftet e reja që e shohin të ardhmen në vendlindje.

“Paradoksi qëndron në rritjen e ofertës së apartamenteve nga ndërtuesit, rritjen e çmimit të tyre dhe rritjen e stokut të apartamenteve bosh. Ndërhyrja e qeverisë në tregun e pasurive të paluajtshme mund të sjellë disa përfitime për shoqërinë. Në vend të uljes direkte të çmimeve, qeveria mund të ndihmojë në krijimin e kushteve që stimulojnë ofertën dhe bëjnë të mundur një qasje më të barabartë dhe të qëndrueshme në strehim për të gjithë qytetarët.”

“Ndërhyrjet e mundshme,” – vijon Shima, – nga ana e qeverisë mund të përfshinin: përjashtime nga taksat; uljen e taksave për ata që blejnë apartamentin e parë (përjashtim nga taksat e transferimit të pronës ose ulje të taksës së regjistrimit të pasurisë); ofrimi i subvencioneve për të ndihmuar në mbulimin e pjesës së parapagimit, skemat e subvencionimit me sistemin bankar për lehtësimin e kushteve të kredive në lidhje me normën e interesit, zgjatjen e afatit te maturimit, dhe garantimin e kolateralit. Ndërhyrja e fundit e qeverisë ishte ofrimi i kredisë me interes zero për 530 punonjës të administratës publike. Kjo ndërhyrje duhet të zhvillohet edhe më tej dhe duhet t’ju ofrohet edhe punonjësve të institucioneve private”,  – thotë në mbyllje të analizës së saj, Joana Shima.

Duhet theksuar nga ana tjetër se fluksi i turistëve është një tjetër faktor qa ka ndikuar në rritjen e papritur të çmimeve të banesave, kryesisht të qirave, duke ndikuar direkt në jetën e shumë familjeve dhe të rinjve që jetojnë me qira në Tiranë. Shumë vende të tjera po marrin masa konkrete mbi efektin e kundërt që jep turizmi, kryesisht në rritjen e çmimit të qirave.

Next Post
“Ndaj Kanadasë do përdorim vetëm fuqinë ekonomike”, Trudeau i përgjigjet Trump: S’ka asnjë shans të bashkohen

Tarifat kundër Kanadasë, Trudeau: Nuk e duam këtë nga Trump, por do të reagojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

July 17, 2026
Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In