• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.Presidenti amerikan Joe Biden në Tiranë me 26 gusht

by Java News
01/07/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne harkun kohor te një viti, Tirana ka qene destinacioni i drejtuesve me te larte amerikane me një synim te vetëm: miratimin e reformës ne drejtësi. Vizitat kulmojnë me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar të zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden.

Burime diplomatike i thanë Vizion Plus se Bajden pritet të vijë në Shqipëri në datat 26 ose 27 gusht. Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë në 10 korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit Victoria Nuland, udhëtim të cilin Vizion Plus e bëri publik pak ditë më parë.

Misionet diplomatike të drejtuesve më të lartë në SHBA në një kohë kaq të shkurtër lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi që pritet të votohet në 21 korrik në parlament. Nëse ajo miratohet, burimet thanë se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët qe punuan për kalimin e amendimeve kushtetuese. Por nëse ajo dështon, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe më ndëshkues për faktorët politikë ndëshkues. Vizita e Xho Bajden pason atë të sekretarit te shtetit Xhon Kerri ne 14 shkurt të këtij viti. Shefi i diplomacise amerikane atë kohë, nuk e kurseu inkurajimin për miratimin sa më parë të reformës

14 SHKURT 2016

John Kerry: Me ka bere përshtypje miratimi i legjislacionit qe pengon kalimin e krimineleve ne sistemin politik. Ky është nje hap i rendesishem, kurajoz dhe domethënës, persa i perket rrugës qe Shqipëria ka ndërmarre. Jam i inkurajuar shume nga paketa e reformes ne drejtësi qe eshte duke u shqyrtuar per te permiresuar gjyqesorin dhe per te mundesuar nje goditje me te forte kunder korrupsionit. Deshiroj te theksoj qe kjo eshte nje lëvizje qe lidershipi juaj ka ndermarre duke punuar fort qe te realizohet. Ata jane te angazhuar per nje qeverisje me llogaridhënëse dhe kjo kerkon mbeshtetjen e çdo shqiptari. SHBA jane plotesisht te përgatitura dhe te gatshme dhe dua te konfirmoj ne emrin e presidentit Obama se ne jemi me ju. Populli i ketij vendi e di shume mire dhe deshiron te jetoje ne nje vend ku shteti ligjor nënkupton pikërisht sundimin e ligjit, qe gjykatësit e prokuroret t’u përmbahen te njëjtave rregulla dhe se te gjithe do te trajtohen me drejtesi, pavarësisht se cila parti politike eshte ne pushtet.

Por diplomacia amerikane ka lëvizur edhe më herët e madje edhe më drejtpërdrejt për amendimet kushtetuese. Një vit më parë, në 13 korrik, ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland ishte në tiranë për të thënë se kishte ardhur ora e drejtësisë.

13 KORRIK 2015

Victoria Nuland: Njerëzit në Shqipëri kanë pritur tejet gjatë që të ketë një gjyqësor të paanshëm, që të vihet në vend Drejtësia.E rëndësishme të kihet një sistem drejtësie më të mirë e të pastër, me gjyqtarët e prokurorë të paanshëm. Ajo që kam dëgjuar nga të gjitha palët ka qenë një angazhim i fortë dhe ne do ndjekim nga afër plotësimin e këtyre angazhimeve.

Ky ishte një sinjal i qartë dhe i mjaftueshëm për ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, i cili si asnjëherë më parë, bashkë me ambasadoren e BE Vlahutin, ndërmorën një seri të gjatë negociatash me palët për kompromisin. Por tashmë që reforma po i afrohet finishit, SHBA ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë tek kreu i opozitës Basha për refuzimin, ndërsa nga ana tjetër ka bërë gati projekt-kushtetutën e re, e cila pret verdiktin final ne 21 korrik./vizion plus/ a.k

Next Post

Austri/ Gjykata e Lartë anullon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In