Tomini theksoi se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik, që po monitoron këto raste, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19.
Tomini: Është një sistem alerti që monitoron këto raste. Në bazë të diagnozës laboratorike, kapacitetet aktuale janë duke devijuar brenda grupit Covid-19. Aktualisht ne kemi pasur raste me historik nga vende që kanë raste të varianteve të reja, por që nuk kemi parë të ketë ndryshime nga Covid-19. Deri në këto momente nuk kemi asnjë rast të dyshuar.
Alimehmeti: Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike. Ka shumë pikëpyetje pse në Brazil? Ka ndryshuar kjo që bën formën si kurorë, por sipërfaqja e virusit nuk ka ndryshuar shumë.