• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Në Kosovë testi PCR është falas, ja masat të domosdoshme për shkak të infektimeve

by Java News
26/01/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

shpërsimi i masave për koronavirusin në Kosovë ka bllokuar qarkullimin e shqiptarëve drejt saj, pasi për të udhëtuar duhet të kesh kryer 3 doza të vaksinës ose dy doza, plus testin PCR. Në studion e Debatit me Alba Alishanin u bashkua zv.ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, e cila tha se këto masa janë të domosdoshme për shkak të rritjes së infektimeve, por këto nuk e ndalojnë qarkullimin e njerëzve.

“Vendosja e masave bëhet në konsultim me ekspertizën vendore e ndërkombëtare në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare dhe përvojës së shteteve të tjera që janë ballafaquar me Omicron. Kosova ka aplikuar masa më të buta deri më tani krahasuar me Europën. Indeksi i ashpërsisë gjatë muajit janar 42.6 %. Rritja e rasteve filloi janar. Këto janë masa emergjente dyjavore, ne bëjmë monitorimin në bazë ditore përmes raporteve dhe takimeve me ekspertët vendorë. Këto masa për sheshim të lakores epidemiologjike, por këto masa nuk e ndalojnë qarkullimin mes dy vendeve tona”.

Ajo theksoi gjithashtu se ka disa kategori përjashtuese nga ky vendim, teksa shtoi që në Kosovë testi PCR falas në qendrat shëndetësore publike.

“Secili shtet është i pavarur në përcaktimin e masave për të hyrë. Masat për ata që e kanë dozën  përforcuese nuk kanë nevojë për PCR, ata që nuk e kanë po por vendimi ka përjashtime. Kategoritë e përjashtuara janë ata me kundër indikacione për marrjen e vaksinës, qoftë periudha kohore, apo indikacione të tjera shëndetësore. Ne jemi koshientë që qytetarët e Shqipërisë për arsye pune e shkollimi udhëtojnë në bazë ditore ose javore në Kosovë. Në rast se nuk e kanë dozën përforcuese ata testin mund ta bëjnë në qendrat e shëndetit publik falas. Në Kosovë ofrohet falas. Kjo është mundësi që qytetarët e këtyre zonave mund ta bëjnë testin falas”.

Sipas zv.ministres testi PCR nuk mund të ofrohet falas në pikat kufitare për shkak të periudhës kohore që duhet për rezultatin e tij. Kjo masë përsëriti ajo është për shkak të rritjes së madhe të infektimeve.

“Testi PCR nuk ofrohet në pika kufitare se kërkon një periudhë kohore, duhen 4 orë. Por nëse e ka njëherë do ta ketë mundësinë. Këto masa janë në fuqi deri në 4 shkurt. Në Kosovë ka dyfishim të të infektuarve të rinj. Do të kemi rritje eksponenciale 61% më shumë raste se dje të infektuar me Covid. Deri tani kapacitete janë në bazën minimale të shfrytëzimit. Indikatori i shtrimeve dhe vdekjet shfaqen më vonë”./m.j

 

Next Post
Ish-deputeti demokrat dënohet me 80 orë pune, Meta: Sukses i Reformës në Drejtësi, të mbjellë mimoza

Ish-deputeti demokrat dënohet me 80 orë pune, Meta: Sukses i Reformës në Drejtësi, të mbjellë mimoza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In