• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministri Shkreli: Porto Romano do të shndërrohet në parkun e memories së qytetit të Durrësit

by Java News
06/12/2019 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli deklaroi sot në një intervistë për ATSH-në se ekziston një plan që stoku i inerteve nga shkatërrimi i asaj çka ka mbetur nga tërmeti i 26 nëntorit do të grumbullohet në disa zona, ku zona kryesore është Porto Romano.

“Është zgjedhur Porto Romano, vendi ku ka qenë vend grumbullimi i plehrave të qytetit, kancer disa dekadash të asaj zone që ka sjellë degradimin, jo vetëm të asaj zone, por edhe të fshatrave përreth, duke qenë një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve përveç efekteve të tjera kolaterale në mjedis”, theksoi Shkreli.

Sipas tij, e gjithë ajo zonë që është edhe më e degraduara e Shqipërisë do të shndërrohet në një Park të bukur.

“Këto inerte, shpjegoi ai, pasi të përpunohen, do të depozitohen aty duke krijuar ndoshta disa kodra artificiale, të cilat të përziera me dherat e hedhura aty do të krijojnë një park që do të jetë parku i Memories së këtij qyteti.

“Do të shndërrohet nga një park i degraduar në një park periferik të zones së Durrësit, ku do mbillen pemë e hapësira të tjera për hapësira kreative”, tha Shkreli.

Ky proces ka nisur, vuri ai në dukje, dhe paralel me shembjen e objekteve të shkatërruara nga tërmeti bëhet dhe asgjësimi i inerteve, pra lirimi i shesheve, ku këto objekte po prishen.

“Në mënyrë të mos ndodh ajo që ka ndodhur gjithmonë, ku inertet liheshin aty duke krijuar edhe rrezikshmëri për jetën e njerëzve, flota e krijuar qëllimisht merret me transportimin në vendin ku përpunohen dhe pastaj dërgohen në Porto Romano”, deklaroi Shkreli. /e.s/

Next Post
Shkolla e dëmtuar në Pezë/ Veliaj: Do rindërtohet nga e para. Grupet e punës janë në terren duke bërë verifikimet nëpër ndërtesa

Të hënën nis procesi mësimor në Tiranë pas tërmetit, 7 shkolla të dëmtuara dhe 1 kopësht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In