• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministri Kadia: Asnjëherë s’është menduar ndërprerja e energjisë, deri më 31 dhjetor s’do ketë ndryshim çmimi për bizneset

by Java News
26/09/2022 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/Ministri i Financave Besart Kadia, i pranishëm mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka deklaruar se në lidhje me bizneset nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike deri më datë 31 dhjetor.

Ai tha gjithashtu se ndryshe nga ç’ka ndodhur në Kosovë apo në vendet e tjera, në Shqipëri nuk është menduar e as nuk do të ketë ndërprerje.

“Në vitin 2009 4.3% e popullatës shpenzonin më shumë se 600kw. Lajmi i mirë është që Shqipëria nuk e ka ndjerë ndryshimin e energjisë që kanë ndjerë të gjithë vendet e tjera. Lajmi i mirë është sërish që Shqipëria nuk e ka rritur ende çmimin e energjisë për popullatën e gjerë. Në rast se do kishim ndryshim çmimi tek bizneset, inflacioni do të transmetohej direkt tek qytetarët dhe i bën bizneset të mos falimentojnë.

Deri më 31 dhjetor nuk do të ketë ndryshim çmimi tek bizneset. Mos t’ja rrisësh çmimin për një vit e gjysmë qytetarëve, kjo është diçka e mirë për qytetarët. Çdo familje e ka këtë gjë ai që paguan paratë kur sheh një dritë ndezur shkon dhe e fik, e njëjta gjë duhet menduar edhe për shtetin.Ajo çfarë duhet të kuptojmë është se me të vërtetë ata që shpenzojnë më shumë janë 4% por harxhojnë sa 20% e qytetarëve.

Ajo çfarë është e rëndësishme është se asnjëherë nuk është menduar është se çmimi është rritur 20 herë më shumë dhe për shembull në Kosovë është ndërprerë energjia. Është e sigurt që Shqipëria nuk do të ketë ndërprerje kurrë dhe do të menaxhohet në mënyra të tjera. Shqipëria do e kalojë këtë krizë pa e ndjerë fare sepse kemi edhe burimet.”- tha Besard Kadia

Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të hyjë në fuqi nga 1 tetori. Personat që harxhojnë mbi 800 kW/h energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë.

Familjet shqiptare sot e paguajnë energjinë me çmimin 9.5 lekë kilovatin për orë, ndërsa shtuar edhe TVSH-në, çmimi final shkon në 11 lekë kilovat për orë. Në këto kushte një familje që harxhon 800 kilovat/orë në muaj paguan 9 220 lekë. Nëse e kaloni këtë shumë, çmimi do të llogaritet me 42.85 lekë.
Me këtë rritje çmimi mbi fashën, OSHEE synon që të mbledhë 1.8 miliardë lekë apo 15.5 milion euro, të cilat do të përdoren për blerjen e energjisë në import gjatë tre muajve të mbetura. 40-70 mijë familje pritet të kenë një dimër më të kushtueshëm këtë vit sesa të tjerët./m.j

Next Post
Horoskopi/ Astrologia Meri Shehu zbulon shenjat që do kenë ndryshime

Horoskopi javor/ Astrologia Meri Shehu: Kësaj shenje do i shkojë çdo gjë vaj 3-ditët e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In