“Nuk besoj se ia vlen ta flasim nëse e kemi shoqëruar me polici apo jo. Mendoj se veprimi ka prapavijë. Një grup doli dhe ka brohoritur. Nuk na bën nder, aq më tepër që vitin tjetër Shqipëria kryeson OSBE-në. Ajo që ndodhi të them skandaloze më duket pak. E mbaj mend që Basha me nënqeshje e ka kujtuar. Edhe kjo dëshmon se kush janë frymëzuesit.Shprehja e Lulzim Bashës, kur u pyet për këtë rast skandaloz, tregon se kush e ka bërë atë grafit. Grafiti ishte pasi OSBE tha se protesta e opozitës përmbante dhunë kriminale. Kjo është tepër e qartë tashmë”, tha Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm.
:Pak ditë më parë, në pallatin ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë u shkrua parrulla: “Borchardt, turp të kesh”. Për parrullën, reagoan politikanë të shumtë.