• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zv.ministri-drejtorëve të ujësjellësave: Shfryni burimet njerëzore

by A R
14/11/2017 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati organizoi sot një takim me drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Në vazhdim të takimit të një jave më parë, u prezantua në detaje plani i operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.

Pasi ju sqaroi drejtuesve të ujësjellësave se ata sëbashku me bashkitë respektive janë aktorët kryesorë në këtë proces, zv.ministri Bonati garantoi se qeveria do të jetë mbështetëse, nxitëse dhe monitoruese e përpjekjeve të tyre për rritjen e performancës duke ulur humbjet dhe rritur arkëtimet.

Në takim u vu theksi edhe tek nevoja që ndërmarrjet e ujësjellësave të mirëmenaxhojnë burimet njerëzore pasi në shumë raste ato janë të tejfryra.

“Mjafton tu referohemi fakteve lidhur me humbjet që ka sot sistemi, gjysma e tyre rezulton që të jenë humbje nga mënyra e administrimit. Personat që ka çdo ndërmarrje, referuar standardeve, ne kemi dyfishin e stafit në ndëmarrjet e ujësjellësave. Duke marrë në konsideratë që kosto e shërbimit janë dy zëra kryesorë që është kosto e pagave e sigurimeve shoqërore që paguhen për stafin ashtu edhe kosto e energjisë elektrike, të dyja këto janë në gjykimin tonë shumë e thjeshtë që të reduktohen. Mjafton një riorganizim i brendshëm i ndërmarrjeve dhe numrat shkojnë sipas standardeve të përcaktuara”, u shpreh zv.ministri Bonati.

Ai kërkoi nga drejtorët e ujësjellësave që të ndërmarrin fushatë informimi për çdo abonent derë më derë duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit të rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.

“Përveç angazhimit të qeverisjes qendrore, me këtë fushatë sensibilizuese duke filluar nga të gjitha nivelet, një rol shumë të rëndësishëm do të luajnë vet ndërmarrjet. Ju jeni përgjegjës për të ofruar një shërbim më të mirë. Pjesa e sensibilizimit nëse do të jetë e mundur, dhe ju duhet ta organizoni kështu punën, të shkohet derë më derë dhe konsumatorëve duhet tu thuhet e vërteta siç është, si atyre që kanë qenë të rregullt me pagesën e detyrimeve gjithë këto vite ashtu edhe atyre që nuk kanë qenë të rregullt, jo vetëm për fajin e tyre por për fajin e gjithë sistemit, të të gjitha niveleve të qeverisjes”, insistoi Bonati. /a.m.

Next Post
Kakavijë/ Tentoi të fuste cigare klontrabandë, arrestohet një person

FOTO/ Sekuestrimi i 3 mln paketave kontrabandë, turku që porositi ngarkesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com