• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zv/kryetari i PD-së, Edmond Spaho: “Të gjithë duhet të respektojnë rregullat e karantinës”

by Java News
06/04/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho foli për një fushatë kundër Shkodrës vetëm sepse kjo bashki drejtohet nga një përfaqësuese e PD. Duke komentuar situatën në vend dhe konkretisht Shkodrën për rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus, Spaho tha se ministri ofendoi 100 mijë qytetarë në Shkodër vetëm sepse gjeti disa dhjetëra në treg. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve kudo në Shqipëri të respektojnë rregullat e karantinës.

“Qeveria jonë refuzon testimet masive. Do ishte më e ndershme të thuhej se ne kaq teste kemi. Do ishte më mirë të pranohej realiteti se sa të përpiqesh të gjesh justifikime.

Unë uroj që cikli të mbyllet një orë e më parë dhe të hyjmë në fazën e përmbylljes së kësaj pandemie por dyshoj se jemi në atë periudhë, nga sa dëgjoj dhe nga ekspertët sepse ata duhet të dëgjojmë. Së paku java që kemi përpara do të jetë javë e ngarkuar.

Është e turpshme ajo që bëri sot zoti Lleshaj në Shkodër, ku për disa dhjetëra njerëz që gjeti në treg akuzoi të gjithë qytetarët e bashkisë Shkodër që mund të jenë nja 100 mijë, si të papërgjegjshëm. Do doja ta dëgjoja ministrin dhe për rastin e Kombinatit. Në Shkodër po ndodh kataklizma se drejton një përfaqësuese e PD-së. Kjo është gjuha me të cilën duhet të flasim?

Ne e kemi mbështetur karantinën, fort madje por të sulmosh një bashki të tërë, të ofendosh qytetarët e asaj bashkie dhe aq më keq të japësh ngjyra politike, duke krahasuar një model që ja çfarë ngjet në bashkitë tona dhe këtu ku drejton Voltana Ademi, është e turpshme”, deklaroi Spaho.

Ai tha se bashkëpunimi nga opozita nuk i ka munguar kurrë. “Kemi qenë shumë luajalistë, kemi dhënë propozime, disa i kanë marrë në konsideratë dhe për këtë nuk duam kredenciale politike. E gjithë media në krah të maxhorancës është drejtuar me një fushatë për Shkodrën. Do t’i bëja thirrje që në Shkodër të dërgohen teste me urgjencë.

Ne deri më tani jemi shprehur qartë dhe i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve kudo në Shqipëri të respektojnë një më një rregullat e karantinës. Është një masë që ndihmon në përballjen me koronavirusin. Nuk është vetëm një por bashkë me masat e tjera kontribuon. Por kjo nuk do të thotë që ta kthejmë në një përplasje politike si ç po ndodh në Shkodër. Të gjitha institucionet në Shkodër i ka qeverisja qendrore, ato shëndetësore madje dhe këshillin bashkiak.

Propozimi i kryetares së bashkisë për pezullimin e taksave u hodh poshtë nga këshilli bashkiak”, theksoi nënkryetari i PD.

Next Post
Shënohet viktima e parë shqiptare nga koronavirusi në New York, 10 të tjerë të infektuar

Doktori shqiptar: Ju rrëfej punën me frontin kundër virusit në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In