• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministrja e PD, Mandija: Si ka funksionuar Task-Forca dhe marrdhëniet me kryeministrin Rama

by Java News
06/07/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija, tregon për herë të parë se si ka funksionuar Task-Forca dhe ministrat teknikë me qeverinë Rama. Në një intervistë për “Panorama”, Mandija shprehet se nuk ka pasur asnjë komunikim me Kryeministrin Rama, por vetëm me sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçi.

Në lidhje me VKM për blerjen e energjisë, Mandija shprehet se ministrat teknikë kanë bërë sugjerime që janë marrë parasysh nga ministri Gjiknuri, ndërsa tregon se është blerë energji si nga Haki Mustafa në muajin qershor, ashtu dhe nga Ardian Çela pak ditë më parë.

Ditët e fundit ka akuza ndaj ministrave teknikë se po bllokojnë tenderin e blerjes së energjisë me mosfirmosjen e një VKM-je, duke rrezikuar dhe mungesën e energjisë në treg. Si qëndron e vërteta?

Për mua ky ka qenë një debat i hapur, sepse ekziston kuadri ligjor për zgjidhjen e kësaj situate. Për herë të parë kjo draft-VKM ka ardhur për firmosje, sepse mbledhje qeverie nuk është bërë ndonjëherë dhe nuk është diskutuar një draft i tillë në një mbledhje qeverie. Ka ardhur një draft-vendim qarkullues, që autorizonte KESH-in për blerjen e energjisë referuar dhe marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe BERZHI-t për financimin e projektit për rimëkëmbjen e furnizimit me energji elektrike. Unë kam kërkuar që të vihem në dijeni të akteve shoqëruese.

Kur ka ardhur ky draft?

Ka ardhur më 6 qershor. Kam kërkuar që të më vihen në dispozicion relacioni dhe aktet e tjera shoqëruese, sipas nenit 25 të ligjit 9000. Në lidhje me VKM, çdo ministër bën vlerësimet e tij, individuale. Pas kërkesës që kam bërë, më është vënë në dispozicion relacioni më 13 qershor dhe në pikën 8 të tij thuhet se projekt-akti është hartuar nga strukturat e përkatëse të Ministrisë së Industrisë dhe dërgohet për mendim në Ministrinë e Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, të ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin.

Ministria e Financave është shprehur dakord në parim me projekt-VKM. Kam kërkuar gjithashtu të më vihen në dispozicion mendimet e këtyre ministrave. Kam kërkuar që të njihem me situatën e rëndë energjetike, për të cilën i kërkohet KESH-it të blejë energji sipas VKM-së, sipas shkresës 2778 të datës 16.05.2017 që KESH i ka drejtuar ministrit të Energjetikës në lidhje me situatën e rëndë hidrike. Nga relacioni nuk ka qenë shumë e qartë për kushtet e marrëveshjes së huasë, kur duhet të përdoret ky fond, i cili ishte përcaktuar për fuqizimin e sistemit energjetik.

Por në marrëveshje thuhet se 22 milionë euro mund të përdoren edhe për blerje energjie kur ka krizë energjetike. Kërkohej që të kishte një mendim dha nga zyra e kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë për përputhshmërinë juridike të kësaj VKM-je. Dokumentet që kam kërkuar nuk më kanë ardhur dhe nuk e kam parë më që të qarkullojë kjo VKM. Ndërsa nga mediat mësova se ne, ministrat teknikë, po rrezikojmë vendin për një kolaps energjetik.

Ju keni thënë se katër ministra teknikë nuk e kanë firmosur këtë VKM, përse?

Dua të them fillimisht se nuk ka pasur një vendim en bloc nga ana jonë, as edhe orientim nga ana ime për qëndrimin ndaj kësaj VKM-je, ka qenë një qëndrim individual i çdo ministri. VKM ka qenë qarkulluese, e ka firmosur ministri i Shëndetësisë, sepse si mjek e ka vlerësuar si nevojë utilitare kërkesën për blerjen e energjisë. Po ashtu ministrja e Arsimit dhe ministri i Brendshëm, i cili në profesionin e tij është ushtarak dhe ka dhënë vlerësimin e tij individual.

Ndërkohë që ministri i Drejtësisë ka reaguar sepse është jurist dhe e njeh pjesën e kodifikimit. Po ashtu ministrja e Financave, meqenëse marrëveshja e huasë kalonte përmes kësaj ministrie dhe është juriste. Po ashtu të njëjtin qëndrim kam mbajtur dhe unë si juriste që jam. Ndërsa ministrja e Mirëqenies Sociale ka qenë juriste dhe ka njohuri për shpërndarjen në fushën e energjetikës, ka mbajtur një qëndrim bazuar në vlerësimin teknik të problematikës. Por ju siguroj se për katër firma të ministrave teknikë nuk mund të pengohet VKM-ja.

Po thoni se pa firmat e ministrave teknikë, Këshilli i Ministrave mund ta bëjë shumicën për miratimin e VKM-së?

Sigurisht, sepse një draft-VKM miratohet në Këshillin e Ministrave me një shumicë të thjeshtë. PS dhe LSI mund të realizonin 11 vota për të miratuar VKM-në.

Ju e kundërshtuat VKM-në, apo kërkuat plotësime të saj?

Ne kemi bërë sugjerime dhe kërkesë për plotësimet me aktet nënligjore dhe relacionin, ndërsa VKM-në nuk e pamë më. Ndërkohë ka pasur një ngërç në lidhje me kompetencat e KESH-it për blerje energjie, pasi kjo kompetencë i takon OSHEE-së. Në media është thënë se drejtori teknik i OSHEEsë, Mustafa, ka penguar në blerjen e energjisë. Zoti Mustafa u emërua në detyrë më 3 qershor, ndërkohë që sipas informacioneve që unë kam, blerjet e energjisë për muajin pasardhës bëhen në muajin paraardhës.

Pra, energjia e muajit qershor duhej të ishte blerë që në maj. Në faqen e OSHEE-së rezulton se është blerë energji në prill për furnizim të majit, por nuk është hapur tender në muajin maj për furnizim në qershor. Në qershor, kur ka marrë detyrën dhe pasi është njohur me situatën, zoti Mustafa ka hapur tenderin e blerjes së energjisë në muajin qershor për energjinë e muajit korrik. Ndërkohë që furnizimi i popullatës është bërë nga KESH-i. Drejtori aktual i OSHEE-së, zoti Çela, ka hapur një tjetër tender më 1 korrik për blerje energjie që, me sa di unë, është finalizuar më 4 korrik.

Është blerë energji për muajin gusht?

Unë di që është blerë për korrikun, sepse është herët për blerjen e energjisë së gushtit. Zoti Mustafa më ka vënë në dijeni për nevojën e energjisë dhe kompetencën e OSHEE-së për këtë dhe e kam orientuar për procedurën ligjore. OSHEE-ja i ka publikuar në faqen e saj të gjitha procedurat.

Po VKM-ja e re që ka ardhur, çfarë risie ka?

Në VKM-në e re janë reflektuar sugjerimet e mia dhe të ministrave teknikë, madje ka dhe një shtesë ku zgjidh dhe ngërçin se në cilat raste KESH-i mund të blejë energjinë. Reflektimi që i është bërë VKM-së ndaj sugjerimeve tona tregon se ne paskemi pasur të drejtë në ato që kemi kërkuar dhe nuk kemi qenë bllokues. Unë ia kam kaluar ministrit të Drejtësisë për ta kaluar dhe nga zyra e kodifikimit. Çdo ministër shprehet në mënyrë individuale dhe të pavarur, pa asnjë orientim.

ma.me

Next Post
Gara për kreun e PD, zbardhet axhenda e Bashës dhe Selamit, ja ku do të jetë përballja e parë

Nis fushata për kreun e selisë blu, Selami në Lezhë: PD po kalon një nga krizat më të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përgatituni!”, shkencëtarët: Valët e të nxehtit afrikan do bëhen normale në Evropë

“Përgatituni!”, shkencëtarët: Valët e të nxehtit afrikan do bëhen normale në Evropë

June 10, 2026
SHBA: Muri në kufirin me Meksikën pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

SHBA: Muri në kufirin me Meksikën pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

June 10, 2026
Programi Botëror i Ushqimit ngre alarmin: Mbyllja e Hormuzit po rrit rrezikun e urisë për miliona njerëz

Programi Botëror i Ushqimit ngre alarmin: Mbyllja e Hormuzit po rrit rrezikun e urisë për miliona njerëz

June 10, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?

June 10, 2026
“Çmontohet” grupi kriminal që tregtonte armë dhe eksploziv në Tiranë! Arrestohen 4 persona, në kërkim 2 të tjerë

“Çmontohet” grupi kriminal që tregtonte armë dhe eksploziv në Tiranë! Arrestohen 4 persona, në kërkim 2 të tjerë

June 10, 2026
Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

June 10, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk është më protestë por status social!

June 10, 2026
13 të vrarë në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë! Talebanët ‘drejtojnë’ gishtin nga Pakistani

13 të vrarë në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë! Talebanët ‘drejtojnë’ gishtin nga Pakistani

June 10, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Nuk ka projekt për Zvërnecin”, Martin Leka: SPAK të zgjidhë problemin e pronave

June 10, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Nuk kam asnjë dyshim që fqinjët nuk kanë interes që turizmi shqiptar të zhvillohet

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In