• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministri prezanton Lamen në krye të Kadastrës: Çertifikimi i pronave është prioritet i qeverisë

by Java News
06/04/2019 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka prezantuar sot Artan Lamen si drejtor të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai deklaroi gjatë prezantimit se objektivi i qeverisë është zgjidhja e problemeve me pronat dhe certifikimi i tyre.

Braçe tha se është bërë një punë e mirë me legalizimet por edhe një betejë që do vazhdojë.

“Certifikimi i pronave është prioritet i qeverisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen, në periferi apo zona të populluara dhe ajo përvojë duhet të shërbejë për të çuar para proceset që kemi nisur.
Dua të falënderoj zotin Lame dhe të gjithë kontributorët e tjerë. Dua të falënderoj edhe të gjithë drejtuesit e deri sotëm të ZRPP që kanë përballuar një fluks të jashtëzakonshëm në punë për certifikimin e pronave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Qoftë ato nga procesi i legalizimeve qofshin toka bujqësore”, deklaroi Braçe.

Ai tha se do ta ndjekë personalisht jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera.

“Ky proces nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim me gjithë aktorët. Bëj një apel, besoj që duhet ta kenë në vëmendje, bashkitë kanë marrë atribute të qenësishme, edhe për legalizimin dhe certifikimin e titujve të pronësisë, janë bashkitë që duhet të cojnë procesin përpara, të jenë të interesuara që procesi të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund tu kthehet në të kundërt, vepër penale edhe për nëpunësit edhe për ata që mendon se mund ta blejë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin”- tha ai.

Ndërsa drejtori i Agjencisë së Kadastrës Artan Lame gjatë fjalës së tij bëri me dije tre drejtimet e kësaj reforme.

 “Kadastra do marrë përsipër disa shërbime. Barra është e jashtëzakonshme po kjo është rruga e vetme për të zgjidhur problemet e tre dekadave për pronat. Reforma do jetë në drejtime

-hartografi

-shërbime

-meritokraci

Vetëm bashke mund ta ndërmarrim këtë reformë dhe vetëm bashkë do t’ia dalim”, tha Lame.

g.kosovari

Next Post
Flamuri kosovar në Çeçeni fut në “sherr” Serbinë me Rusinë, reagon Ramzan Kadyron

Flamuri kosovar në Çeçeni fut në "sherr" Serbinë me Rusinë, reagon Ramzan Kadyron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tronditëse në Selanik, abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

July 7, 2026
Ajola Xoxa merret zyrtarisht e pandehur, SPAK i komunikon akuzat

Gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

July 7, 2026
Strategjia e Erdoganit që ta vendosë Turqinë në qendër të NATO-s

Strategjia e Erdoganit që ta vendosë Turqinë në qendër të NATO-s

July 7, 2026
Gjyqi i Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbulohet deklarata e tij

Gjyqi i Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbulohet deklarata e tij

July 7, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Rinovimi politik dhe standardi i dyfishtë

July 7, 2026
Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri!

Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri!

July 7, 2026
Bakllavaja ndez ‘luftën’ e re mes Greqisë dhe Turqisë, vendos UNESCO

Bakllavaja ndez ‘luftën’ e re mes Greqisë dhe Turqisë, vendos UNESCO

July 7, 2026
Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

Barra e provës i kalon Prokurorisë! Zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal

July 7, 2026
Bilanci i KLP-së për 2025: 384 vendime dhe 3 drejtues të rinj prokurorish. Në korrik emërohen 25 prokurorë

Bilanci i KLP-së për 2025: 384 vendime dhe 3 drejtues të rinj prokurorish. Në korrik emërohen 25 prokurorë

July 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Të 40-at e revolucionit të flamingove

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In