• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministri kinez në Tiranë, pas 51 vitesh vizita e nivelit më të lartë zyrtar

by A R
16/04/2017 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/Kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Kinës Sh.T.Z.Zhang Gaoli mbërriti të dielën për një vizitë dyditore (16-17 prill) në Shqipëri, në krye të delegacionit të nivelit më të lartë zyrtar kinez që mbërrin në vendin tonë prej 51 viteve të fundit. Ai shoqerohet edhe nga 5 ministra dhe nje grup i madh biznesmenesh kinez. Kjo shpreh rendesine e kesaj vizite. Zv.kryeministri kinez do të pritet të hënën në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama.

E konsideruar si një ngjarje e madhe për marrëdhëniet kino-shqiptare, vizita e Zv/Kryeministrit të Parë të Këshillit të Shtetit të Kinës Sh.T.Z.Zhang Gaoli ka në fokus nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës “Brez dhe Rrugë” nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja.

Këtë e konfirmoi përmes një interviste për ATSH-në pak ditë më parë edhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu. “Në një idiomë kineze thuhet që “Bëje planin tënd vjetor në pranverë”, vizita e Zv/Kryeministrit kinez Zhang Gaoli, pa diskutim do të ketë kuptim të rëndësishëm historik e realist mbi thellimin e miqësisë tradicionale kino-shqiptare dhe të besimit reciprok mes dy palëve. Vizita do të shërbejë gjithashtu për të nxitur të dy vendet të arrijnë konsensuse të reja rreth bashkëpunimeve konkrete në fusha të ndryshme në kohën e re, gjë që do t’u sjellë vitalitet të ri të dy vendeve”, vlerëson ambasadorja Yu.

Ambasadorja Yu vlerësoi se “nën përpjekjet e përbashkëta kino-shqiptare, marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në pistën e zhvillimit të shpejtë”. “Në vitin 2016, me anë të shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve në të gjitha nivelet, janë nënshkruar 8 marrëveshje dypalëshe, që mbulon fushën e diplomacisë, kulturës, të burimeve ujore, të burimeve njerëzore dhe ekonomiko-teknike; vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti në 334 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 9.8% në krahasim me vitin 2015; kryerja e blerjes së aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe kompanisë së naftës Bankers Petroleum nga kompanitë kineze, shndërron Kinën në një prej partnerëve më të rëndësishme tregtarë dhe një prej investitorëve kryesorë për Shqipërinë; ndërsa bashkëpunimet e dy vendeve në aspektin arsimor, kulturor, rinor, të botimit, mediatik, si dhe këmbimet e bashkëpunimet e pushtetit vendor janë në rritje të vazhdueshme”, tha ajo.

Ndërsa Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në një intervistë në Ora News se kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966. “Është një vizitë me një status të dyfishtë, vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966, para 51 vjetësh, ku vizita e fundit e një zyrtari të lartë kinez ka qenë ajo e Kryeministrit. Zëvendës/kryeministra kanë ardhur dhe përpara por ai vjen me një status të dyfishtë pasi është dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, që është kupola më e lartë drejtuese e vendit dhe kupola më e lartë vendimarrëse e Kinës”, shton ai.

Spahiu e sheh rëndësinë e kësaj vizite në tre plane. “Delegacioni i lartë kinez që viziton Shqipërinë tregon seriozitetin me të cilin Kina i trajton dhe i ka trajtuar marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe dëshirën e saj për çuarjen përpara të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve. Së dyti, kjo vizitë synon vënien e piketave për të ardhmen. Është një delegacion gjigand prej 50 vetash në cilin ka 5 Ministra dhe zëvëndës/ministra. Një rëndësi të veçantë kjo vizitë paraqet edhe për faktin se shpresohet që ti hapë rrugë mundësive të reja për bashkëpunime në projekte konkrete mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadër të dy programeve mjaft të mëdha të iniciuara nga Kina siç janë mekanizimi i bashkëpunimit 16+1 dhe nisma “një brez një rrugë”. Kina me 16 vende të Europës lindore dhe juglindore dhe nisma “një brez një rrugë” që është rigjallërimi i rrugës së dikurshme të mëndafshit, ku Shqipëria është pjesë e kësaj rruge. Pritet të përfitojë kryesisht në investimet në infrastrukturë”, vlerëson ai. /ATSH

Next Post
Përmbysen rezultatet e referendumit në Turqi, Erdogan drejt humbjes

Përmbysen rezultatet e referendumit në Turqi, Erdogan drejt humbjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In