• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Vendimi i Kosovës na befasoi, lusim qeverinë t’i rishqyrtojë masat

by A R
24/01/2022 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nuk e ka mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës ku si kusht për të hyrë brenda territorit është doza e tretë e vaksinës kundër Coronavirusit.

Grubi, në një përgjigje me shkrim për Shqip.com, shprehet se është befasuar kur ka dëgjuar se autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë marrë një vendim të tillë.

“Vendimi i fundit i autoriteteve shëndetësore kosovare na befasoi dhe nuk e kuptoj arsyen për një masë të tillë”.

Masat e reja janë të pakuptimta për Grubin pasi siç thotë ai, e njëjta gjendje epidemiologjike është edhe në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.

“Situata shëndetësore është e njëjtë si në Kosovë dhe në Maqedoni të veriut apo edhe në Shqipëri, ndërsa OBSH dhe vendet perëndimore po shqyrtojnë largimin e kufizimeve”, ka thënë Grubi për Shqip-in.

Më tej, zv/kryeministri shpreson që Kosova ta heqë këtë masë dhe të rikthehen parapraket.

“Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë këtë vendim gjatë javes që vjen dhe do të rikthehen masat paraprake”, përfundon Grubi.

/a.r

Next Post
Nga financat deri te marrëdhëniet/ Si do të shkojë java e re për secilën shenjë të Horoskopit

Nga financat deri te marrëdhëniet/ Si do të shkojë java e re për secilën shenjë të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com