Zv/kryeministri Braçe flet nga serat e Divjakës: Shteti të jetë më aktiv dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje bujqësisë!

Brace

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe dha një intervistë ndryshe për emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24. Nga serat e Divjakës, zv.kryeministri foli për investimet që janë bërë aty dhe për ato që duhen bërë në vijim.

Ai vuri theksin te disa problematika kryesore të sektorit të bujqësisë, ku tha se mungon krahu i punës, ndërsa i kërkoi shtetit që të jetë më aktiv dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij sektori.

Pjesë nga intervista:
Atë territori atje e kanë zaptuar. Ai është një territor i krijuar nga deti, që e ka zaptuar ai tipi atje. Do i vijë radha e asaj, për ta çliruar gjithë vijën bregdetare, por policia ka qenë në zonat e populluara deri më tani. Në Divjakë punë është kryer dhe vepër është ndërtuar. Puna jonë ka qenë një qasje për t’i shërbyer komunitetit. Shëndetësia ka marrë një theks të madh në vitet e fundit. Ne po investojmë në dy qendra shëndetësore këtu, njëra në Tërbuf, që është njësia administrative më e madhe në Divjakë, si dhe një qendër tjetër në këtë bashki. Prej muajsh, në gjithë këtë territor jemi Covid-free, për shkak të kujdesit të njerëzve, por edhe kujdesit shëndetësor. Jemi pak pas me vaksinimin këtu.

Infrastruktura ka qenë fokusi tjetër, ku falë investimeve, ju është lehtësuar njerëzve lëvizja. Ajo që kemi bërë me bujqësinë është gjëja më e rëndësishme, kanale pa fund, hidrovori, etj. Mendoj që për këto katër vitet që vijnë bujqësia do duhet të jetë prioriteti absolut i qeverisë. Për sa kohë bujqësia është një sektor shumë i gjerë, do duhet që bujqësia të jetë sektori kyç që duhet të marrë gjithë vëmendjen, financimet publike pa më të voglin diskutim, duhet t’i vëmë çati. Ne sot në bujqësi kemi një problem shumë të madh, që është krahu i punës, që edhe mungon, edhe po plaket, sepse brezi i ri, që ka parë se çfarë ka vuajtur prindi në atë bujqësinë pa çati, që merr shumë punë e mund dhe në fund merr pak të ardhura, nuk e preferon këtë lloj pune, sepse nuk preferon jetën që kanë bërë prindërit e tij.

Kjo bën që ai të shkojë të punojë argat në Greqi për të mbledhur ullinj, sepse merr rrogë të përditshme. Këtu, vetëm nëpër sera mund të na ndodh, që ne punëtorit t’i japim rrogë mujore, në fushë të hapur është e vështirë. Pra, problematika e krahut të punës është problematikë themelore. Nëse do fusim bujqësinë nën çati, e kemi krahun e punës të garantuar. Kështu që na duhet të dyfishojmë përpjekjet. Duhet të shkojmë drejt serave, e gjithë bota po shkon drejt serave. Këto dy vite kanë qenë të vështira, por viti i ardhshëm duhet të jetë viti i provës për të kaluar në sera. Shteti duhet të jetë më aktiv. BW

 

Next Post

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:

    ku eshte ajo qeveri qe i drejtohet ky sh brace,asaje malazeze apo te maqedonise veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com