• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zv.Drejtori i Policisë së Elbasanit: Momentet kur “Audi” i blinduar goditi patrullën

by Java News
25/09/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi i rëndë që iu bë Policisë mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan, vijon të ketë disa pikëpyetje, të cilave ende nuk u është dhënë përgjigje. Në lidhje me këtë incident, u janë marrë deklarime 12 punonjësve të Policisë, mes së cilëve edhe zv.drejtorit, Gjergji Oshafi, makina e të cilit u godit nga një “Audi” i blinduar.

Personi që ka qenë në drejtim të këtij mjeti në momentin që ka sulmuar Policinë, ende nuk dihet, ndonëse, zyrtarisht Policia thotë se e ka identifikuar. Ndërsa vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, deklaroi nga Elbasani, se emri i tij përbën sekret hetimor.

E megjithëse sot bëhet një javë nga dita kur ndodhi incidenti, vetëm dy persona janë në qeli. Nga tre të arrestuarit natën e ngjarjes, në burg kanë mbetur roja i tregut, që nuk iu bind urdhrit të Policisë për të hapur portën, pasi “Audi” që sulmoi Policinë u fut brenda, dhe po ashtu pasagjeri i mjetit “Range Rover”, që iu gjet një sasi droge.

Ndërsa autori kryesor i sulmit, vijon të jetë i lirë edhe 7 ditë pas ngjarjes. Sipas deklarimeve që kanë dhënë punonjësit e Policisë, kur “Audi” ka hyrë brenda tregut, dera e tij është mbyllur menjëherë.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Policia i ka bërë thirrje rojës së tregut që të hapë derën, por ai nuk është bindur duke thënë se nuk kishte të drejtë t’ua hapte derën pa pyetur më parë administratorin e tregut, biznesmenin Petrit Çela. Dera e objektit u hap kur erdhi Petrit Çela. Mjeti u gjet i parkuar në pjesën juglindore të tregut, pranë një bar restoranti. Aty u bë i mundur identifikimi i targës së saj, AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur dhe çelësat e saj i dorëzoi biznesmeni Petrit Çela./Panorama

Next Post
FOTOT/ Rama poston një fotoalbum nga vizita e tij në SHBA

FOTOT/ Rama poston një fotoalbum nga vizita e tij në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In